HomeKronikePublikohet lista me emrat e armiqve, që Bajri dhe Pëllumb Gjoka do...

Publikohet lista me emrat e armiqve, që Bajri dhe Pëllumb Gjoka do ti “spastronin”

Në dosjen “Metamorfoza”, ku SPAK ka administruar qindra biseda telefonike në aplikacionin “Sky” të zhvilluara mes Behar Bajrit, Pëllumb Gjokës, dhe anëtarëve të tjerë të grupit kriminal, rezulton se Bajri, ka përpiluar një listë me emra personazh për ti ekzekutuar, shkruan gazetari Elton Qyno.

Primarët për Behar Bajrin dhe Pëllumb Gjokën, kanë qenë dhe janë për tu vrarë, Ibrahim Lici së bashku me Dorian Dulin.

Këta konsiderohen si dy personazhe, që drejtuesit e grupit i ndruheshin për një kundërgoditje, që mund ti sjellë dëme në njerëz.

Mes bisedave të përgjuara, Behari i shprehet Pëllumb Gjokës që: “…Edhe ne nuk e duam në burg, Ibrahim Licin, por do të flasim se kam ustaj (ustallarë) që e kapi vetë…”.

Veç Ibrahimit, në listën e Behar Bajrit për tu vrarë, ishte dhe babai i tij, Mustafa Lici, i cili ndiqej për lëvizjet që kryente në Shkodër dhe jashtë qytetit.

Plani për vrasjen e Mustafa Licit, ishte futur në listët e ekzekutimeve për llogari të Behar Bajrit dhe Astmer Bilalit.

Por veç emrave kundërshtarë të konsideruar si “hasmit” në listët e Behar Bajrit, hynin dhe personazhe të tjerë që për vrasjen e tyre paguhej nga individë të tjerë.

Mes një bisedë të zhvilluar nga Behar Bajri dhe Prekë Kodra, ai i thotë Kodrës se: ”…kam një punë për ty, 500 mijë i kam gati. Durimi, “Niklaqurin”. Në Tiranë jam unë, nësë të bie rruga ktej…”. Dhe Preka i shkruan: “…ok flasim kur të vish tek shtëpia jote…”.

Ndërkohë në një bisedë në “Sky” mes Behar Bajrit dhe Pëllumb Gjokës, Bajri i shprehet nga ambjentet e burgut “313” në Tiranë se është tepër i mllefosur.

Sipas dosjes hetimore, Bajri, flet në telefon nga Burgu “313” në Tiranë dhe udhëzon Pëllumb Gjokën që të takojë “Xhevin” (Xhevahir Litën) dhe të mbarojë punë, pasi mezi pret të dali dhe është shumë i mllefosur.

Dhe një muaj pasi ai del nga burgu dhe fiton lirinë në Shkodër, Behar Bajri, organizon së bashku me Denis Brajoviq, vrasjen e shokut të tyre, Gjin Boriccit në Vaun e Dejës.

Më tej në një tjetër bisedë me Pëllumb Gjokën, Behar Bajri, i shprehet biznesmenit strategjik Gjoka, se kërkon dhe kokën e Lul Kullës.

Ndërsa nga ana tjetër Gjoka i tregon se Luli qëndron vetëm në shtëpi, fëmijët i ka nxjerë jashtë dhe se ushqimin ja ccojnë të tjerët në banesë.

Gjithashtu Gjoka i shprehet se: ”…O vëlla, Lul Kulla ka shok Gëzim Ccelën në Patok, ta dish. Dhe ma e dit para ai, që po shkon ti aty e din edhe Bardhoku. Llogaritë bëni vetë…”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular