Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka folur për herë të parë pas sulmit në veri të Kosovës, ku u vra një efektiv i policisë së Kosovës dhe u plagos një tjetër.
Përmes një deklarate për mediat, Vuçiç e cilëson këtë ngjarje si një nga ditët më të vështira për Serbinë.
“Nuk dua ta arsyetoj në asnjë mënyrë vrasjen e policit shqiptar. Kjo është diçka që nuk iu desh askujt. Një nga ditët më të vështira për vendin dhe popullin tonë që nga viti 2004 dhe 2008. Që nga viti 1999, siç e dini, ne nuk kemi pasur kontroll efektivët. Na u desh shumë kohë për të hetuar vetë se çfarë ndodhi. Që ne t’ua komunikojmë të vërtetën njerëzve dhe të përgatisim terrenin për vendimmarrje.
Sonte një grup serbësh vendosën dy kamionë si barrikada në Banjska në veri të Kosovës. Pastaj ka ardhur policia e Kosovës duke tentuar t’i largojë ato barrikada dhe pastaj vijnë deri në konflikt, në atë konflikt mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku dhe një person tjetër u plagos. Në orën 8:57 u mbyllën vendkalimet administrative Jarinje dhe Bërnjak.
Në orën 10:15 shqiptarët njoftuan se 4 komuna serbe ishin zona e operacionit antiterrorist. Çfarë ka ndodhur në të vërtetë, ta dinë njerëzit. Edhe pse kemi folur shumë herë për këtë, edhe pse paralajmërova si në Bruksel ashtu edhe në Nju Jork se kjo mund të ndodhë, pak njerëz e dëgjuan”, tha Vuçiç.