HomeAktualitetZYRTARE/ Braktiset ndeshja Belgjikë-Suedi pas sulmit terrorist, të gjithë tifozët mbyllen në...

ZYRTARE/ Braktiset ndeshja Belgjikë-Suedi pas sulmit terrorist, të gjithë tifozët mbyllen në stadium

spot_imgspot_img

Ngjarja e rëndë e ndodhur pas orë para ndeshjes mes Belgjikës dhe Suedisë në Bruksel, ka sjellë ndërprerjen dhe braktisjen e sfidës mes dy skuadrave në pushimin mes pjesëve.

Rreth një orë para ndeshjes, një person i armatosur ka vrarë dy shtetas suedezë, të cilët kishin udhëtuar drejt Brukselit për të ndjekur përfaqësuesen e vendit të tyre. Një sulm i mirëfilltë terrorist që ka shkaktuar kaos në qytet dhe ka çuar në nivelet më të larta gjendjen e gatishmërisë së forcave të rendit që janë në kërkim të personit.

Në pushimin e ndeshjes, kur rezultati ishte 1-1, skuadrave u është komunikuar se çfarë ka ndodhur dhe me kërkesën e palës suedeze, është braktisur ndeshja, pasi nordikët nuk dëshironin të luanin pas një ngjarje të tillë të rëndë.

Ndërkohë, më shumë se 30 mijë personave që gjendeshin në stadium, u është kërkuar që të qëndrojnë në impiant në pritje të udhëzimeve nga policia, e cila kërkon të shmangë probleme të tjera për sa kohë që ka një person të armatosur në qytet i cili raportohet se do të vazhdojë të sulmojë shtetasit suedezë.

PANORAMASPORT.AL

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular