HomeAktualitetArben Ahmetajt postime në Facebook/SPAK i kërkon ndihmë Mark Zuckerbergut për të...

Arben Ahmetajt postime në Facebook/SPAK i kërkon ndihmë Mark Zuckerbergut për të gjurmuar Arben Ahmetajn në arrati

spot_imgspot_img

Prokuroria e Posaçme i ka dërguar letërporosi kompanisë “Meta”, për të zbuluar vendndodhjen e ish-zv.kryeministrit, Arben Ahmetaj, pas postimeve në rrjetin social “Facebook” ku reagonte ndaj akuzave të ngritura ndaj tij

Prokuroria e Posaçme mësohet se ë letërporosi i ka drejtuar disa pyetjeve zyrave qendrore te kompanisë “Meta” të Mark Zuckerberg, i cili ka pronësinë e disa aplikacioneve në rrjetet sociale, për të gjurmuar vendin nga ku logohet ish numri dy i qeverisë.

Ahmetaj është shpallur në kërkim ndërkombëtar për akuza të rënda që lidhen me aferat e inceneratorëve dhe nuk dihet vendndodhja e tij.

Sipas të dhënave, SPAK ka kërkuar informacione mbi vendin ku është loguar llogaria e Ahmetajt, me qëllim gjurmimin e vendndodhjes së tij. Brenda një viti, Shqipëria ka mesatarisht 60 kërkesa të tilla ndaj kësaj kompanie ndërsa përgjigjet kanë qenë mesatarisht në 50%.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular