HomeSocialePërgjegjshmëria sociale/EUROSIG ka mbështetur arsimin, artin kulturën, shtresat në nevojë, institucionet...

Përgjegjshmëria sociale/EUROSIG ka mbështetur arsimin, artin kulturën, shtresat në nevojë, institucionet publike

spot_img

EUROSIG ka dhënë mbështetje për arsimin, artin kulturën, institucionet publike, shtresat në nevojë, duke financuar dhjetëra aktivitete që janë zhvilluar brenda dhe jashtë vendit. Mund të përmendim:

EUROSIG i ka kushtuar përgjegjësisë sociale një vëmendje shumë të madhe. Eurosig ka angazhuar burime njerëzore dhe shpenzuar shuma të konsiderueshme, të cilat janë në dispozicion të drejtpërdrejtë të shoqërisë dhe mjedisit ku EUROSIG ushtron veprimtarinë e saj, por dhe më gjerë, mjedisit kulturor, artistik, mediatik etj.

Vazhdimisht EUROSIG ka mbështetur financiarisht veprimtari të shumta si ekspozita, botime librash, institucionet publike,koncerte muzikore, vepra teatrore, promovim të vlerave kombëtare edhe jashtë vendit, aktivitete sportive, etj. Kjo ka bërë të mundur pikërisht atë mbështeje, atë plotësim të atij dimensioni që biznese të mesme dhe të mëdha janë duke luajur në drejtim të zhvillimit të artit, kulturës dhe sportit duke treguar që sipërmarrje si EUROSIG mund të luajnë një rol të rëndësishëm edhe në këtë drejtim. Më poshtë pasqyrohen disa nga aktivitetet e mbështetura në tre vitet e fundit:

Monte Carlo Reinsurance Rendezvous Septembre 2019, shënoi edicioni e 63-të të risigurimeve e sigurimeve të mbledhura në Monako në bregdetin jugor të Francës,

ku siguruesit, risiguruesit, ndërmjetësit dhe fondet e ILS (letrat me vlerëtë lidhura me sigurimin) takohen për të diskutuar sezonin tjetër të ri të ardhurave të risigurimit

të janarit të vitit 2020

Stafet e specializuara te Grupit Eurosig-Insig nga Shqipëri e Kosovë prej 15 personash morën pjesë në edicionin e 63-të të Simpoziumit të përvitshëm të risigurimeve e sigurimeve në Monaco.

Në kohën e lirë Grupi Eurosig bëri një udhëtim të paharrueshëm 1 ditor me YACHT,përgjate brigjeve të mrekullueshme të rivierës franceze me pikë nisje nga Nice deri në Monaco.

    

Eurosig Sh.a pjesemares ne Royal Ascot 2019 eventi me i madh mbreteror ne Britanine e Madhe

Klaudi Morinaj, merr pjesë në evenimentin mbretëror Royal Ascot 2019

Ajo çfarë përfaqëson Britania e Madhe në sistemin arsimor por sidomos në pjesën e kolegjeve është maja e edukimit planetar.

Universitetet e Londrës, forca dhe influenca e diplomave të tilla janë asete me peshë të jashtëzakonshme, dhe sigurisht është gjithnjë një kenaqësi kur studentët shqiptarë arrijnë të prekin këto maja.

I tillë është dhe rasti i strudentit Klaudi Morinaj, i biri i biznesmenit të njohur Kadri Morinaj, i cili është diplomuar në “King’s College”. Jo vetëm kaq, por ai merr pjesë dhe në Royal Ascot.

Dy momente dhe dy evenimente të ajkës së shoqërisë londineze. Vetë Kings College është formuar që më 1829 nga Mbreti Xhorxh IV dhe në rankun e universiteteve është i katërti ndër universitetet më të vjetra të Londrës. Renditja flet vetë.

Por Klaudi Morinaj merr pjesë edhe në evenimentin më të rëndësishëm të elitës britanike, që është Royal Ascot. Ky eveniment renditet ndër të më të rëndësishmit edhe për familjen mbretërore. Është gara më e vjetër në Britaninë e Madhe, ku është elita e shoqërisë britanike.

Kjo garë është themeluar si një eveniment i rëndësishëm social dhe jo vetëm sportiv nga Mbretëresha Anne në vitin 1711. Gara e parë është mbajtur më 11 gusht të këtij viti.
Një eveniment i tillë 300 vjeçar, i cili çdo vit është ndjekur dhe ndiqet tashmë nga Madhëria e saj, Mbretëresha Elisabeth II dhe anëtarët e Familjes Mbretërore.

Sigurisht është kënaqësi personale e Klaudi Morinajt, ky diplomim dhe këto dyer të rëndësishme që hapen. Dhe kudo ku studentët shqiptarë arrijnë maja të tilla kthehej edhe në një lloj krenarie për të gjithë shqiptarët dhe një shembull për të rinjtë që duan të trokasin në dyert e vështirë por jo të pamundura të dijes dhe të elitës britanike.

      

 Z.Kadri Morinaj në një darkë pune me Baronin David René James de Rothschild, i familjes më të fuqishme bankare botërore të Rothschild-ëve.

Z. Kadri Morinaj organizon një udhëtim në Rusi (Moskë dhe Shën Petersburg) për 120 punonjës të kompanisë Eurosig.

Z. Kadri Morinaj organizon një udhëtim për të gjithë stafin e kompanisë Eurosig fshatin turistik të Dhërmiut.

Eurosig Sh.a & Insig Sh.a bashkë me Presidentin z.Kadri Morinaj, vizitojnë rrethin e Skraparit. Udhëtim i mbresëlënës dhe rafting në Kanionet e Osumit!

Z. Kadri Morinaj, një frymëzim për të gjithë të rinjtë që duan të bëjnë pjesë në botën e sipërmarrjes, është i ftuar nga Startup Grind Tirana për të ndarë me të pranishmit historinë e tij të suksesit (sesi ka nisur biznesin; vështirësitë që ka hasur gjatë rrugës; disa këshilla te vlefshme për menaxhimin e disa bizneseve njëherësh, menaxhimin e një pune të përditshme intensive dhe 3000 punonjësve).

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular