Një grua nga North Dakota po akuzohet se ka helmuar për vdekje të dashurin e saj pasi mësoi se ai kishte në plan të ndahej me të pasi mori një trashëgimi të madhe.
Steven Riley Jr u sëmur kur u takua me një avokat më 3 shtator për të marrë paratë, sipas Policisë.
E dashura e tij, Ina Thea Kenoyer thirri ndihmën e shpejtë të nesërmen dhe mjekët e gjetën Rileyn pa vetëdije. Ai u shtrua në spital dhe vdiq më 5 shtator, raportoi Guardian.
Kenoyer u tha hetuesve se kishte të drejtë për një pjesë të trashëgimisë së Rileyt si gruaja e tij dhe planifikoi t’i ndante paratë, të cilat ajo vlerësoi të ishin rreth 30 milionë dollarë, me djalin e tij.
Ajo po mbahet në paraburgim dhe po përfaqëson veten, pa avokat.