HomeAktualitetAkuzat e Berishës, reagon CDU/CSU: Krichbaum flet në emër të grupit tonë...

Akuzat e Berishës, reagon CDU/CSU: Krichbaum flet në emër të grupit tonë parlamentarë!

spot_img

Grupi parlamentar i CDU/CSU në Bundestagun gjerman në një përgjigje për gazetarin e “Ora News” Isa Myzyraj, thotë se “Vizita e z. Krichbaum u autorizua nga grupi parlamentar CDU/CSU.”

I pyetur nga “Ora News” nëse Krichbaum ishte i autorizuar për të dhënë mesazhe në emër të grupit parlamentar CDU/SCU grupi thotë se:

Si Zëdhënës për Çështjet Evropiane të Grupit Parlamentar CDU/CSU, z. Krichbaum është i autorizuar të flasë dhe të japë mesazhe dhe qëndrime në emër të grupit tonë.”

Ndërkohë sa i përket mesazheve dhe deklaratave të Krichbaum, grupi parlamentar CDU.SCU shprehet se të gjitha deklaratat e Krichbaum mund të konsiderohen si deklarata të Grupit Parlamentar të CDU/CSU.

Po, deklaratat e z. Krichbaum mund të konsiderohen si deklarata të Grupit Parlamentar të CDU/CSU.” – thuhet në një përgjigje.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular