Sulmuesi i Egnatias, Rafael Duamena ka humbur jetën në spital pas kolapsit në fushën e blertë Lajmi është konfirmuar për Panorama Sport nga burime pranë spitalit ku u dërgua sulmuesi pasi u rrëzua papritur pa ndjenja gjatë ndeshjes me Partizanin.
Rafael Duamena mori ndihmën e parë mjekësore në fushë dhe u transportua me ambulancë në spital, por nuk arriti që të mbijetojë.
Pas rikthimit në fushë gjatë 2022 me BSC Old Boys në kategorinë e pestë zviceriane dhe tetë golave të shënuar, sulmuesi kërkoi një “jetë të dytë” në elitën e Shqipërisë. Nënshkrimi i tij në ligën profesioniste të Shqipërisë bëri bujë në mediet zvicerane, kjo për shkak të problemeve me zemrën.
Dwamena ka qenë pjesë e Zurich, Levante, Real Zaragoza dhe në 2019 ishte gati të nënshkruante me Brighton në Premier League por u ndal nga problemet në zemër.












