Në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit do të zhvillohet mbrëmja festive, që do t’i dedikohet futbollit vendas dhe Kombëtares kuqezi që mbylli një edicion fantastik kualifikues, me objektivin e arritur finalet e Europianit “Gjermani 2024”. Federata Shqiptare e Futbollit do të organizojë më datë 18 dhjetor Mbrëmjen Gala të futbollit Më të Mirët 2023”. Protagonistët më të rëndësishëm të futbollit, që kanë spikatur me paraqitjet e tyre në fushën e lojës gjatë vitit 2023, do të marrin trofetë e tyre.
Në fakt, FSHF do të akordojë çmime të rëndësishme të dedikuar për kampionët e futbollit. Nuk do të mungojnë edhe të ftuar special, personalitete ndërkombëtare, figura të mëdha futbolli, përfaqësues nga bota akademike, ajo politike, e artit, medias dhe kolegë e miq të Federatave të tjera.
Fituesit e çmimeve janë përzgjedhur nga vetë protagonistët e futbollit shqiptar pas një procesi të gjatë e transparent të udhëhequr nga FSHF. Një çmim i veçantë do të jepet për ekipin Kombëtar që arriti një sukses të jashtëzakonshëm duke u kualifikuar për herë të dytë në histori në finalet e Kampionatit Europian “Gjermani 2024”.
Lista e çmimeve që do të jepen në mbrëmjen gala “Më të mirët 2023”
Talentja e Vitit 2023
Talenti i Vitit 2023
Këpuca e Artë (për vajza 2023)
Këpuca e Artë 2023
Arbitri i Vitit 2023
Trajneri i Vitit 2023
Formacioni i vitit 2023
Topi i Artë 2023
Topi i Artë 2023 (për vajza)







