HomePolitikeIzolimi i 85 mijë banoreve/Sabah Sheta falenderon protestuesit dhe apelon: Të jemi...

Izolimi i 85 mijë banoreve/Sabah Sheta falenderon protestuesit dhe apelon: Të jemi bashkë, Kruja e para

Advertismentspot_img

Nga Sabah Sheta
Si qytetar krutan dhe si kryetar i degës së PD Krujë, dua të falënderoj secilin që na u bashkua në protestën tonë kundër padrejtësisë që po na bëhet. Sot bashkë ishim sërish të vendosur në të drejtë që na takon.

Qytetarët e Krujë, Fushë-Krujës, Niklës, Cudhisë, Bubqit dhe Thumanës nuk duan dhe nuk do të pranojnë izolimin që po iu bën investimi i rrugës Thumanë-Kashar. Rezistenca jonë do të vazhdojë të rritet dhe bashkë më të edhe zemërimi ndaj asaj që po i bëhet zonës sonë administrative.

Pas protestave tona për të kërkuar informacion, qeveria na ka konfirmuar tashmë izolimin e 85 mijë banorëve dhe mijëra biznese, por nuk ka dhënë një zgjidhje! Heshtja qeveritare është e papranueshme për ne. Kruja e kulturës dhe historisë nuk e meriton këtë që po i ndodh dhe nuk do të pajtohet me këtë ndëshkim qeveritar.

Apeli im për çdo krutan është: Pavarësisht bindjeve politike, të zgjedhurit vendorë dhe qendrorë, përfaqësuesit në Kuvendin e Shqipërisë të të gjitha kaheve politike të vëmë Krujën të parën dhe t’i kërkojmë institucioneve qeveritare që të marrin parasysh kërkesën e t’i japin zgjidhje problemit.

Të vëmë Krujën të parën dhe jo interesat individuale apo politike. Protestat do të vijojnë dhe më të fuqishme, nuk do të ketë asnjë hap pas!

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular