Është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një pike karburant në Fierzë.
Nga të shtënat raportohet se ka pasur vetëm dëme materiale, ndërsa mësohet se pika e karburantit është në pronësi të 43-vjeçarit me iniciale Sh. D..
Njoftimi i policisë:
Tropojë
Më datë 07.08.2024, në Fierzë, në drejtim të pikës së karburanit dhe ambientit ndihmës, në pronësi të shtetasit Sh. D., 43 vjeç, banues në Fierzë, është qëlluar me armë zjarri, duke shkaktuar vetëm dëme materiale
Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, shkuan menjeherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollin e zonës, për kapjen e autorit/ve.
Ndërkohë, Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe sigurimin e provave me qëllim dokumentimin ligjor të rastit.







