HomeKronikeKërkohet nga drejtësia në Kosovë, Gjykata e Tiranës lë në burg Noizy-n....

Kërkohet nga drejtësia në Kosovë, Gjykata e Tiranës lë në burg Noizy-n. Arrest me burg edhe për Dj Crax

spot_img

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Rigels Rajkun ose e njohur ndryshe si Noizy. Togat e zeza lanë në burg edhe DJ e tij, Bahjar Bajraktarin, të njohur si Crax. Kujtojmë se reperi u arrestua bashkë me DJ-in e tij kur po shkonte në Shëngjin për të performuar. Ndaj tij kishte një urdhër arresti nga autoritetet e Kosovës.

Noizy & Dj Crax

Këtë të enjte, Gjykata e Tiranës, e vlerësoi si të ligjshëm arrestimin e Noizy-t dhe Dj Crax me qëllim ekstradimin e tyre.

Reperi i njohur shqiptar akuzohet nga policia e Kosovës për lëndim të rëndë trupor. Bëhet fjalë për dhunimin e një personazhi në TikTok, Medi Isenit. Kjo ngjarje ka ndodhur më 2 Gusht në Pejë, për të cilën Medi ka publikuar një video nga përplasja fizike. Sherri dyshohet se ka nisur pas përplasjeve në rrjetin social TikTok.

Medi Iseni

Para arrestimit, Noizy bëri një reagim në rrjetet sociale, ku pretendonte se nuk kishte lidhje me ngjarjen në fjalë dhe se denoncimi ndaj tij është i padrejtë.

“Dua ta nis këtë reagim me një ndjesë të thellë ndaj atyre që janë shqetësuar nga reagimi im. Kjo ka ardhur si pasojë e indinjatës për një kallëzim të rremë e të padrejtë ndaj meje, pasi kurrë nuk jam përballur me situata të tilla e për pasojë fatkeqësisht nuk kam reaguar në nivelin që do të doja. Edhe njëherë, ndjesë”, tha ndër të tjera ai.

Në kërkim për këtë ngjarje është shpallur edhe Arkimed Lushaj, i njohur ndryshe si Stresi./tvklan.al

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular