HomePolitikeA është normale dhe ligjore njëkohësisht që një kryetar bashkia të jetë...

A është normale dhe ligjore njëkohësisht që një kryetar bashkia të jetë drejtues politik i fushatës për zgjedhje parlamentare?

spot_img

Nga Agron Haxhimali
A është normale dhe ligjore njëkohësisht që një kryetar bashkia të jetë drejtues politik i fushatës për zgjedhje parlamentare?

Zhvillimet e fundit politike në funksion të zgjedhjeve të pranverës 2025
po terheqin vemendjen e mjaftë qytetareve persa i përket faktit që disa kryetare/ë bashkishë jan caktuar drejtues politik për fushatën e zgjedhjeve parlamentare.
Shumë qytetarë më shkruajnë dhe me pyesin për këtë situate.
Pyetjet e shumta konvergojnë në:

A është normale dhe ligjore njëkohësisht që një kryetare/ë bashkia të jetë drejtues politik i fushatës për zgjedhje parlamentare?

Së pari, duke falenderuar të gjithë ato që më kanë pyetur por jo vetëm po ju përgjigjem në këtë postim të gjithëve

Së dyti, përgjigja ime nga pikëpamja profesionale është kjo:

Po, është normale dhe ligjore që një kryetare/ë bashkie të udhëheqë një fushatë zgjedhore qëndrore.
Pse? sepse legjislacioni dhe sistemit jonë politik por dhe kulturor nuk prazantojne kufizime tilla dhe nuk ka një ndalim të qartë ligjor që një kryetare/ë bashkie të jetë njëkohësisht drejtues politik i një fushate për zgjedhjet parlamentare.

Kjo për arsye se kryetarët/et e bashkive në shumë sisteme demokratike, janë thuajse gjithmonë anëtarë të partive politike dhe mund të marrin role drejtuese në fushata më të gjera politike, duke përfshirë zgjedhjet parlamentare.
Por duhen mbajtur parasyshë disa konsiderata lidhur me normalitetin.

1-Ligjet,rregulloret dhe udhezimet
lidhur me kufizime për të shmangur konfliktin e interesit ose keqpërdorimin e posteve publike për përfitime politike.
Kryetari/rja e bashkisë mban një post publik me interesa shumë herë më të gjëra sesa afiliteti dhe interesi politik dhe për këtë arsye duhet të respektojë normat etike dhe të sigurohet mosndërhyrja e funksionit të tij publik në fushatë.
Pra, pushteti kryetarit/res dhe burimet e bashkisë kurrësesi s’duhet përdoren për fushatë.

2-Perceptimi publik:
Votuesit mund të vënë në dyshim nëse kryetari/rja i bashkisë po i jep prioritet nevojava të tyre për sherbimet komunale, apo avancon interesat personale e partiake për të magnetizuar vota për partin e tij.

Qytetarët mund të ngrenë dyshime për konflikte interesi dhe abuzime me fondet.Kjo mund të dëmtoj imazhin e e vetë kryetarit/res dhe këtu niveli i rriskut është i mprehtë.

Por, në hierarkinë e shtetit tonë ka institucione që duhet të bëjnë monitorime të forta.Një ndër to është komisioni qëndrorë i zgjedhjeve.Këto ishin përgjigjet e mia nga ana profesionale

Por, personalisht mendoj se do të ishte më normale dhe e drejtë që të kishin një ndarje morale dhe kulturore midis fushatave lokale dhe atyre qëndore me aktoret perkatës.

Qeveria në fushatë për bashkitë dhe bashkitë në fushatë për qeverinë çdo dy vjet nuk do të sjellin ndarje të ujrave të çfar do lloji dhe për pasojë domokracia sdo mundet të avancoi siç duhet.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular