HomeKronikePlagosën 52-vjeçarin në Sarandë/ Arrestohet xhaxhai, vijon në kërkim nipi

Plagosën 52-vjeçarin në Sarandë/ Arrestohet xhaxhai, vijon në kërkim nipi

spot_img

Ditën e premte, dy persona, xhaxha dhe nip, plagosën rëndë një 52-vjeçar në Sarandë. Mësohet se ata e kanë goditur me grushte, shkelma dhe sende të forta shtetasin 52 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime të rënda.

Si pasojë, xhaxhai është arrestuar këtë të shtunë nga policia, ndërsa nipi vijon ende të jetë në kërkim.

Njoftimi i Policisë:

Plagosën rëndë një 52-vjeçar në Sarandë, lokalizohet dhe arrestohet njëri nga autorët, vijon kërkimi për tjetrin.

Falë veprimeve të shpejta të Specialistëve për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, u lokalizua në një banesë në fshatin Lukovë, ku po fshihej, dhe u arrestua shtetasi 37 vjeç, me precedent kriminal në krimet ndaj personit. Ndërkohë, vijon kërkimi për kapjen e shtetasit 29 vjeç.

Dy autorët, xhaxha dhe nip, dyshohen se më datë 21.02.2025, rreth orës 16:10, në vendin e quajtur “Rruga për në Heremec”, në lagjen nr. 3, Sarandë, për motive të dobëta, kanë goditur me grushte, shkelma dhe sende të forta shtetasin 52 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime të rënda.

Shërbimet e Policisë po vijojnë punën për kapjen e 29-vjeçarit të shpallur në kërkim si bashkëautor.

Materialet u referuan Prokurorisë për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” e kryer në bashkëpunim.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular