HomeKultureVdekja misterioze e aktorit hollivudian dhe gruas së tij, hetuesit zbulojnë detaje...

Vdekja misterioze e aktorit hollivudian dhe gruas së tij, hetuesit zbulojnë detaje të reja rreth ngjarjes tragjike

spot_img

Vdekja misterioze e aktorit amerikan, Gene Hackman dhe gruas së tij ka ngritur pikëpyetje të mëdha tek hetuesit e rastit pasi dyshohet se kishte kohë  që  çifti kishin ndërruar jetë.

Një hetim është duke u zhvilluar për vdekjen e aktorit të famshëm hollivudian Gene Hackman dhe gruas së tij, pianistes klasike Betsy Arakawa pasi trupat e tyre u gjetën “në gjendje dekompozimi” së bashku me atë të qenit të tyre në shtëpinë e tyre në New Mexico.

Kompania lokale e gazit, New Mexico Gas Co u përfshi në hetim së bashku me departamentin e sherifit të qarkut Santa Fe, duke ngritur spekulime se pas vdekjeve qëndronte helmimi nga monoksidi i karbonit. Por pas një kontrolli të mëtejshëm, dyshimet për një rrjedhje gazi u sfumuan pasi afër trupit të gruas së tij u gjetën disa pilula të dhëna me recetë mjeku.

Hackman, 95 vjeç dhe Arakawa 63 u gjetën nga efektivët e policisë lokale në zonën e Hyde Park të Santa Fe të mërkurën. Zëdhënësi i policisë tha se nuk dyshohej për vrasje, megjithatë shkaku i saktë i vdekjes nuk ishte përcaktuar ende.

Sipas hetimit, Arakawa u gjet në dyshemenë e një banjoje pranë një ngrohëseje që hetuesit mendojnë se është rrëzuar dhe i ka rënë sipër. Trupi i Hackman ishte në një dhomë tjetër, plotësisht i veshur. Hetuesit besojnë se ai mund të kishte pasur një rrëzim të papritur.

Në hetimin fillestar tregohej nuk u konstatuan probleme me rrjedhjen e gazit.

Hetuesit raportuan se nuk kishte shenja dhuna në trupa. Asnjë letër vetëvrasjeje nuk u zbulua, sipas raportimit të  mediave amerikane.

Çifti jetonte në New Mexico që nga viti 2004 kur Hackman u tërhoq nga Hollywood. Ata u martuan në vitin 1991.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular