HomePolitike“Nisma, Shqipëria Bëhet”/Një tjetër koalicion regjistrohet në KQZ

“Nisma, Shqipëria Bëhet”/Një tjetër koalicion regjistrohet në KQZ

spot_img

Një tjetër koalicion është regjistruar në KQZ për zgjedhjet e 11 majit. Bëhet fjalë për koalicionin “Nisma Shqipëria Bëhet”, koalicion, i cili u finalizua pak ditë më parë.

Ky koalicion përbëhet nga tre forca politike, Partia “Lëvizja Shqipëria Bëhet”, Partia “Nisma Thurje” dhe Partia “Lidhja për të Drejtat e Punëtorëve Shqiptare”.

Ne shkresen drejtuar KQZ thuhet se Partia drejtuese e koalicionit është Partia Shqipëria Bëhet, dhe drejtuesi i saj do të jetë edhe drejtues i koalicionit.

“Emri i koalicionit është Nisma Shqipëria Bëhet – Adriatik Lapaj, dhe logoja e koalicionit do të jetë logoja e Partisë “Lëvizja Shqipëria Bëhet”.”

I nderuar Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve,

Në bazë të Kodit Zgjedhor, po ju dërgojmë kërkesën për të regjistruar në zgjedhjet e përgjithshme të 11 Majit 2025, koalicionin e partive politike të mëposhtme:

Partia drejtuese e koalicionit është Partia Shqipëria Bëhet, dhe drejtuesi i saj do të jetë edhe drejtues i koalicionit.

Emri i koalicionit është Nisma Shqipëria Bëhet – Adriatik Lapaj, dhe logoja e koalicionit do të jetë logoja e Partisë “Lëvizja Shqipëria Bëhet”.

Veprimtaria e koalicionit, përgatitja e listave garuese dhe marrëdhëniet mes anëtarëve rregullohen me marrëveshje mes palëve, e cila është bashkangjitur kësaj kërkese.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular