HomePolitike“Na tradhëto dhe ti Lulzim Basha”, ironia e demokratit me debatin për...

“Na tradhëto dhe ti Lulzim Basha”, ironia e demokratit me debatin për rekursin: Paskemi pasur rreth e rrotull hyzmetçinj!

spot_img

Ilirjan Taga, anëtari i Këshillit Kombëtar i PD-Demokratët Euroatlantikë, ka reaguar në rrjetet e tij sociale mbi debatin e ngritur nga tërheqja e Enkelejd Alibeaj nga rekursi.

Në postimin e tij ironik Taga kërkon që edhe Basha t’i tradhëtojë demokratët, siç kanë bërë ata që sipas tij u shkërmoqën para syve të tyre këto katër vite, duke iu referuar kështu ndryshimit të qëndrimeve të ish-drejtuesve të lartë, dhe kthesat 180 gradë në raport me të shkuarën.

Postimi:

Na tradhëto edhe ti Lulzim Basha!

Katër vite pamë si na u shkërmoqën para syve karakteret e njerëzve që kishim në krahë, me rradhë. Pamë se si njerëzit që na rrethonin paskëshin qenë vetëm plëndsa të mbushur me … Paskemi pasur rreth e rrotull hyzmetçinj të plëndsit e jo të fytyrës.

Lul, na ke mbetur vetëm ti. Na prit në besë edhe ti mor burrë!
Pse duhet të jesh ndryshe?! Na prit në besë edhe ti se nuk mërzitemi, përkundrazi. Prite dhe ti në besë Lulzim Bashën mik, pritna në besë edhe neve… Ti qofsh!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular