Nga varësia prej alkoolit dhe subatancave narkotike tek lufta e partneres së tij me kancerin, Kelly ka rrëfyer mes lotësh betejat me të cilat është përballur në jetë.
Në linjën e jetës, banori ka treguar luftën që kanë bërë kundër bashkëshortja dhe ai ndaj sëmundjes, ndërsa djali i vogël priste në shtëpi, pa ditur se çfarë po ndodhtë.
“Nusja ime është e sëmurë me kancer, u bë gati 3 vjet. Diagnostifikimi erdhi në mënyrë rastësore, kur shkoi për të bërë një kontroll rutinë. Pasi e mori vesh si gjë, u bë operim, hoqi edhe një pjesë të gjoksit. Çunin u detyruam ta linim në Tiranë. Isha vetëm me nusen, eksperiencë nga më të këqijat. Për të mos e mërzitur atë shkoja dhe qaja vetëm në ballkon, kur kthehesha qeshja dhe e mbaja me gajret, i bëja gallat. Ishte shumë e vështirë sepse nuk e dinim çfarë drejtimi ti jepnim, çfarë kishim kursime tonat, gjithçka e shitëm. Ishte një nga ato periudhat që të bën të reflektosh për jetën, gjërat që kanë rëndësi. Pastaj u kthyem sërish në Tiranë, na kishte marrë shumë malli për çunin. Deri para një viti i thoshte çfarë ke o ma, a tu bë më mirë krahu? Sepse i thamë që mami ka vrarë krahun. Është prekur shumë sepse që kur kthehet në shtëpi thotë të mos flas njeri sepse është sëmurë mami, nuk është mirë. Është ditëlindja e parë pa mua, uroj të mos jetë mërzitur. Ka që në dhjetor që thotë se kam ditëlindjen, më thotë çfarë do të më bësh, çfarë do të më bësh. S’ka ditë që nuk e kujtoj, por kur e kujtoj më kap plogështia. Gjithsesi mundohem të mos e jap veten dhe kap ndonjë cep.
Jam mësuar ta nis nga zero shumë herë. Ka diku te 7 vite, kisha rënë në atë që mund ta quash ‘depresionin artistik’ sepse nuk e dija çfarë po bëja. Shkoja në live 4-5 herë në javë, alkooli dhe substanca të tjera narkotike u bën të pashmangshme. Kalova gati 2 vite… Përfundova duke u bërë konsumator i të dyjave, alkoolit dhe drogës. Erdha në një pikë ku duhet të zgjidhja; ta dua apo shkatërroj jetën time. E pashë edhe vet që kisha nevojë për trajtim. Konsumi i tyre ishte diçka që të prishte punën, familjen, shoqërinë dhe çdo marrëdhënie që mund të kesh me botën dhe realitetin. Kurimi zgjati gati 2 muaj dhe pas paskurimi vijoi edhe 7 muaj të tjerë. U bë gati 7 vjet që jam esëll, nuk kam vënë pikë alkooli dhe droge në gojë. Ua jap si mesazh të gjithëve, fokusohuni te gjërat që kanë rëndësi për ju në jetë. Fokusohuni te familja, te gjërat që u japin ngrohtësi dhe kënaqësi momentale. Nuk ka gjë më të bukur se sa të dëgjoj zërin e atyre të dyve kur zgjohem në mëngjes, nuk ka gjë më të bukur. Uroj ti kem bërë krenarë”- tha Kelly.
Në fund të rrëfimit, banori është surprizuar nga bashkëshortja dhe i biri, i cili sot kishte ditëlindjen. Së bashku kanë fikur qirinjtë e tortës.