HomeSocialeDESTINACIONET/Wizz Air dhe Aeroporti i Tiranës prezantojnë itinerarin e verës 2025 në...

DESTINACIONET/Wizz Air dhe Aeroporti i Tiranës prezantojnë itinerarin e verës 2025 në Shqipëri

spot_img

Tiranë, 5 mars 2025 – Wizz Air, linja ajrore më e qëndrueshme mjedisore në Evropë[1], është e entuziazmuar të prezantojë itinerarin më të madh veror nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, duke dëshmuar pozitën kryesuese së Wizz Air në Shqipëri.

Si linja ajrore kryesore në Shqipëri, Wizz Air vazhdon të ofrojë një rrjet unik fluturimesh nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës drejt destinacioneve kryesore në mbarë Evropën dhe më gjerë. Këtë verë, linja ajrore do të operojë fluturime drejt më shumë se 46 destinacioneve, duke u ofruar udhëtarëve shqiptarë mundësi të përballueshme dhe të përshtatshme si për udhëtime pushimi, ashtu edhe për biznes.

Itinerari veror përfshin fluturime drejt:

• Itali: Milano (Bergamo, Malpensa), Romë (Fiumicino), Bolonja, Bari, Xhenova, Napoli, Pisa, Peruxhia, Ankona, Peskara, Rimini, Salerno, Trieste, Torino, Venecia, Verona
• Gjermani:
Berlin, Dortmund, Karlsruhe/Baden-Baden, Hamburg, Frankfurt Hahn, Leipzig, Memmingen, Nuremberg, Shtutgart
• Francë:
Paris (Beauvais), Lion, Mulhouse, Nisë
• Spanjë:
Barcelona, Madrid, Valencia
• Mbretëria e Bashkuar:
Londër Luton
• Greqi:
Athinë
• Hungari:
Budapest
• Emiratet e Bashkuara Arabe:
Abu Dhabi
• Poloni:
Gdańsk, Krakov, Katowice, Poznań, Varshavë, Wrocław
• Belgjikë:
Bruksel Charleroi
• Holandë:
Eindhoven
• Suedi:
Malmö
• Austri:
Vjenë
• Republika Çeke:
Pragë
• Norvegji:
Sandefjord (Oslo)

Investimi i vazhdueshëm i Wizz Air në tregun shqiptar nënvizon vizionin e saj afatgjatë për ta bërë udhëtimin ajror më të lehtë dhe të përballueshëm. Me një flotë moderne dhe efikase si dhe një qasje të orientuar drejt klientit, linja ajrore mbetet e përkushtuar për të ofruar një përvojë udhëtimi cilësore. Në verën e vitit 2025, e cila fillon në prill dhe përfundon në tetor, Wizz Air planifikon të transportojë mbi 4.4 milionë pasagjerë, duke ofruar numrin më të madh të vendeve nga Shqipëria deri më tani. Vetëm këtë vit, linja ajrore ka operuar mbi 4,600 fluturime nga dhe drejt bazës së saj në Tiranë, duke transportuar mbi 860 mijë pasagjerë me një normë përfundimi prej 99.8% dhe një përpikëri në orar prej 81.6%, një nga më të mirat në industri.

“Jemi të kënaqur që po bashkojmë komunitetin mediatik për të festuar itinerarin e larmishëm veror të Wizz Air nga Tirana – na pret një verë e nxehtë të gjithëve,” u shpreh Anastasia Novak, Menaxhere e Komunikimeve Korporative dhe Qëndrueshmërisë në Wizz Air.

“Shqipëria është një treg i rëndësishëm për ne dhe mbetemi të përkushtuar për të ofruar mundësi udhëtimi ajror të përballueshme, të besueshme dhe të qëndrueshme. Jemi krenarë të përfaqësojmë linjën ajrore më të preferuar për shqiptarët, duke zënë 58% të pjesës së tregut. Presim me padurim të vazhdojmë partneritetin tonë të fortë me Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës dhe të ofrojmë akoma më shumë udhëtime të paharrueshme për pasagjerët tanë dhe ekuipazhin tonë në vitet në vijim.”

“Angazhimi ynë ndaj inovacionit dhe lehtësisë për pasagjerët reflektohet në futjen e kartës së imbarkimit elektronike në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, duke thjeshtuar përvojën e udhëtimit për të gjithë pasagjerët,” u shpreh Piervittorio Farabbi, Shefi i Operacioneve në TIA. “Në vitin 2024, TIA priti rreth 11 milionë pasagjerë, nga të cilët përafërsisht 6 milionë udhëtuan me Wizz Air. Kjo nënvizon partneritetin e fortë midis TIA dhe Wizz Air në ofrimin e një transporti ajror të aksesueshëm dhe efikas për numrin gjithnjë në rritje të pasagjerëve tanë. Për të mbështetur këtë rritje të vazhdueshme, ne po zgjerojmë terminalin tonë dhe po ndërmarrim zhvillime të rëndësishme infrastrukturore për të rritur kapacitetin dhe për të përmirësuar përvojën e përgjithshme të pasagjerëve. Këto investime do të na mundësojnë të akomodojmë edhe më shumë udhëtarë dhe të forcojmë pozicionin e TIA-s si një nyje kryesore e aviacionit në rajon.”


[1] Sipas CAPA – Centre for Aviation Awards for Excellence 2024

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular