Bashkëshortja e kryebashkiakut Erion Veliaj, Ajola Xoxa, është paraqitur pranë SPAK për zbatimin e masës së sigurisë “detyrim paraqitje”.
Sipas SPAK, Xoxa ka konsumuar 3 vepra penale, konkretisht “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurisë”
Theksojmë se Xoxa është vënë nën hetim bashkë me Veliajn për dyshimet se janë përfshirë në korrupsion dhe pastrim parash.
Prokuroria thekson se është krijuar dyshimi se Veliaj dhe bashkëshortja e tij në të paktën 10 raste kanë kryer veprime korruptive, si dhe pastrim të produkteve të veprës penale