HomeOP EDAzgan Haklaj: Zgjedhjet e lira në Shqipëri-më shumë se një pamundësi!

Azgan Haklaj: Zgjedhjet e lira në Shqipëri-më shumë se një pamundësi!

spot_img

Azgan Haklaj
Ndërkohë që 11 maji po afron dyshja Rama – Berisha po intesifikon veprimtarinë politike e mediatike pa limite suportuar nga një vershim parash të pakontrolluara.

Kjo nuk ndodh as në diktaturat mesjetare të botës se tretë.

Ky është një krim i pastër elektoral, një dhunë autokratike e sinkronizuar për të mos lënë asnjë alternativë tjetër demokratike të konkurojë lirisht.

Kodi zgjedhor i sajuar enkas favorizon dyshen autokratike Rama-Berisha të cilët janë besatuar që të mos leshojnë pe dhe të çimentosin edhe për 4 vite hegjemonine e tyre politike e kriptokratike.

Kjo situatë dukshëm e ndihmuar nga pushteti dhe krimi i organizuar është e papranueshme dhe atrofizon edhe principet elementare demokratike. Demokracia nuk është vetëm një term leksikor por një materializim i fuqisë së njerëzve të lirë për të vendosur mbi fatin e tyre.

Ky nocion tashmë është venitur duke shkuar ndrejt autokraturës në pozitë dhe opozitë.

Ky është alert kombëtar aq më tepër kur jemi në një faze delikate të integrimit europian.

Në dukje krijohet pesimizëm… e kjo largon njerëzit nga politika dhe votimi.

Por gjithmonë ka një shpresë.

Dhe shpresa e vetme e besueshme është SPAK-u dhe GJKKO-ja të cilët fatmirësisht kanë në duar provën e madhe të dosjeve të krimit e korrupsionit të kësaj kaste të neveritshme politike.

Eshtë fat për vendin tonë që falë suportit insistues euroatlantik kemi një berthamë inkurajuese e vepruese të drejtësisë së re e cila po ç’monton ngrehinën politiko-kriminale.

Eshtë një rrugë jo e lehtë e me pengesa por që nuk duhet të ndalë.

Kuotimi i besimit në ngritje të shqiptarëve ndaj SPAK-ut dhe GJKKO-së është treguesi më real se ç’farë deshirojnë ata që realisht përjetojnë pasojat e këtij establishmenti politik.

Ngjarjet seriale të ditëve që pasojnë falë drejtësisë së re dhe intervenimi i SPAK-ut kundër krimit elektoral do të sjellin një tablo krejt tjetër në skenën politike.

Thjesht me këto banda horrash politikë nuk mund të imagjinohen zgjedhje të lira.

Ndaj patriotët politikë të këtij vendi duhet të pregatiten për formulën e duhur për kontekstin.

Eshtë imperativ kombëtar një qeveri e vertetë teknike, kujdesatare apolitike që do t’a çojj vendin drejt zgjedhjeve dhe demokracisë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular