Bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, Ajola Xoxa u largua nga Apeli i Posaçëm, pasi u paraqit në mëngjes.
Seanca e shqyrtimit të ankimit të saj kundër sekuestrimit të dy llogarive bankare u shty për të mërkurën. Gjykata ka marrë kohë për t’u njohur me disa prova të reja të paraqitura nga SPAK.
Seanca e shqyrtimit të ankimit të saj kundër sekuestrimit të dy llogarive bankare u shty për të mërkurën. Gjykata ka marrë kohë për t’u njohur me disa prova të reja të paraqitura nga SPAK.
Xoxa ka thënë se fondet janë të ligjshme dhe se të ardhurat kanë burime të ligjshme. Ajola Xoxa është lënë nën masën e detyrimit për paraqitje, ndërkohë që bashkëshorti i saj, Erion Veliaj, ndodhet në masën “arrest me burg”. Ajo ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë për vendimin e Apelit të GJKKO-së që ka miratuar kontrollet në bizneset e saj dhe sekuestrimin e celularit.
Xoxa ka kundërshtuar gjithashtu vendimin për kontrollin në apartamentin e përshtatur si magazinë në Sky Tower, i cili u realizua më 3 shkurt.