Komisioni i Medias ka zgjedhur emrat e kandidatëve për kryetar dhe anëtarë të Këshillit Drejtues të RTSH.
Kandidatët e përzgjedhur për kryetar janë Helion Haliti dhe Fatjon Hoxhalli, ndërsa për anëtarë të Këshilli Drejtues janë; Petrit Beci, Rajmonda Bulku, Osman Mula, Bujar Kapexhiu, Robert Budina, Eno Civici, Alket Braho, Lorenc Vangjeli, Pano Xhixho dhe Zamira Kita.
Emrat tashmë pritet të kalojnë për votim në Kuvendin e Shqipërisë, gjatë seancës së të enjtes (13 mars).
Më 13 shkurt, Kuvendi i Shqipërisë shkarkoi 11 anëtarët e këshillit drejtues të RTSH për shkeljen e procedurave në garën për drejtor të përgjithshëm të televizionit dhe një sërë shkeljesh të tjera për konflikt interesi deri në kufijtë e shpërdorimit të detyrës.