HomeAktualitetHeroinë nga Irani në Kosovë, goditet rrjeti ndërkombëtar i drogës/ Arrestohen 5...

Heroinë nga Irani në Kosovë, goditet rrjeti ndërkombëtar i drogës/ Arrestohen 5 persona, sekuestrohet lënda narkotike me vlerë 550 mijë euro

Advertismentspot_img

Pesë persona janë arrestuar dhe 37 kilogram lëndë narkotike të tipit heroinë janë sekuestruar nga aksioni i Policisë së Kosovës, Prokurorisë Speciale dhe Agjencisë Kosovare të Inteligjencës.

Përmes këtij aksioni të realizuar një natë më herët është goditur një rrjet ndërkombëtar i blerjes, posedimit dhe shpërndarjes së narkotikëve.

Bazuar në hetimet e autoriteteve, heroina ishte transportuar nga Irani për në Kosovë.

“Dyshohet se grupi kriminal sasinë e narkotikut e ka transportuar dhe kamufluar në mallra komercialë nga vendet aziatike dhe Lindjes së Mesme, gjegjësisht Iranit për në Republikën e Kosovës dhe sipas hetimeve të deri tanishme ka pasur qëllim tregun jashtë vendit”, tha Reshat Murseli – Drejtoria për hetimin e narkotikëve, Policia e Kosovës.

Sasia e narkotikëve është gjetur në një depo të fabrikës në rajonin e Ferizajt dhe kap vlerën e mbi gjysmë milioni euro.

“Është sekuestruar dhe konfiskuar sasi në vlerë prej 550 mijë euro, sasi që është 37 kilogramë dhe në vlerë prej 550 mijë euro”, deklaroi Atdhe Dema – prokuror i rastit.

Përmes një konference për media ku u ekspozuan 62 pakot me lëndë narkotike, autoritetet njoftuan se hetimet janë nxitur pas informacioneve të siguruara nga Agjencia Kosovare për Inteligjencë.

“Janë arrestuar pesë persona, dy prej të cilëve shtetas të huaj. Njëkohësisht janë sekuestruar mbi 37 kilogramë substancë e dyshuar heroinë”, u shpreh Dren Paca – U.D. i kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale.

Sa i përket të arrestuarve dy janë shtetas të Kosovës, dy turk dhe një shtetas i Maqedonisë së Veriut.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular