HomeLifestyle"Do shyqejë muret e shtëpisë..."/Paloma komenton BBV, Niko Komani: Arsyeja pse Gjesti...

“Do shyqejë muret e shtëpisë…”/Paloma komenton BBV, Niko Komani: Arsyeja pse Gjesti është fenomen është Egli!

spot_img

“Të mos kesh kamera me Gertën, është tipike nga ato që kamuflojnë fjalën…”

Të ftuar në emisionin e sotëm të “Pardon My French” me Jonida Aliçkolli dhe Arbër Çepani kanë qenë Niko Komani dhe Paloma, për të diskutuar dhe për të komentuar dinamikat e ndodhura gjatë 24 orëve të fundit. Për efektet e këtij formati të gjithë kanë diçka për të thënë, si ata që e shijojnë e argëtohen, por edhe ata që janë kundër. Por, të gjithë janë dakord në një pikë: “Big Brother” nuk lë askënd indiferent.

Situatat në BBV marrin rrjedha dhe dinamika të ndryshme, ku nga Prime në Prime vërehet ndryshimi i energjive në shtëpi. Lidhur me këtë, Niko Komani komentoi lojën e Gjestit tanimë që Egli la shtëpinë:

Mua mu duk dje Prime i dytë që nuk kishte gjallëri Gjesti. Arsyeja kryesore pse është Gjesti fenomen mendoj se ishte Egli. Ato të dy fliteshin për gjithçka. Për muhabetin e Bonës me Laertin, për Rozanën, për Gertën, dje askush nuk po merrej me Gjestin. Po e injoronin.

E vërtetë, apo e stisur? Kamera e fshehtë bëhet virale në rrjet, reagon Zebërvoki: “E nuhata, por kur tentuan që…”
Paloma, për këtë gjë, shtoi:

Se u mësuam duke e parë në atë lloj forme. Tani që është zbehur loja dhe ai ka presion në vetvete se me çfarë ta mbajë, tani do shqyejë muret e shtëpisë.

Ndërkohë, një gjë tjetër që u përfol në Prime ishte edhe dinamika e Gertës në shtëpi. Paloma, më tej, u shpreh:

Të shkosh deri tek prindërit më duket shumë e rëndë. Është treguar në shumë situata dje Gerta që doli bllof. Domethënë ‘jo nuk e kam thënë’, ndërkohë në video ishte fiks. Mos o Zot mos kesh kamera me Gertën, është tipike nga ato që kamuflojnë fjalën.

Adrola Dushi dhe Capital T në pushime së bashku, flirtimet në komente marrin vëmendje…
Situata më kulminante kishte të bënte edhe me Laertin dhe puthjet e tij me djemtë në shtëpi dhe ballafaqimi me Gertin nga studio.

Paloma: Jam shumë e indinjuar nga ajo situatë. Shyqyr që m’u dha mundësia për ta thënë këtu sepse më tërhoqi shumë në momentin që Ledioni i dha vetëm një mundësi për të bërë një pyetje, ai tha 1001 të zeza aty për 1 sekondë. Kjo ishte arsyeja përse u revoltova nga ajo situatë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular