Kamza ka patur dje një festë plotë surpriza në aktivitetin e Ditës së Verës organizuar tek Liqeni i Paskuqanit nën kujdesin e veçantë të Kryetarit të Bashkisë Rakip Suli. Me mijëra kanë qenë qytetarët që përgjatë gjithë ditës kanë mundur që gëzojnë në ambientet relaksuese të liqenit shoqëruar dhe me spektaklin festiv. Aktiviteti i organizuar nga Qendra e Kulturës nën drejtimin e drejtoreshës Rigelsa Gupe dhe stafi i shkëlqyer i punonjësve, nën kujdesin e veçantë të Kryebashkiakut Rakip Suli dhe i moderuar nga Dëfrim Methasani dhe Silvana Braçe me pjesëmarrjen e disa këngëtarëve iu ka mundësuar të pranishmëve të kalojmë moment të bukura. Të pranishëm ishin dhe Kryetari i Bashkisë Kamëz Rakip Suli dhe Kryeralamentarja Elisa Spiropali dhe deputetja e zonës, kandidate sërish për deputete ish-kryeparlamentarja Lindira Nikolla.
“Gëzuar Ditën e Verës nga Parku i transformuar i Liqenit të Paskuqanit! Artizanë, shije tradicionale, këngë e valle, në festën e kthyer në traditë për të vegjël e të rritur. Parku, me pedonalen mes 32 mijë pemësh, sheshpushime dhe korsi biçikletash, sot është zemra e festimeve deri në mbrëmje”– shkruan kryetarja e Parlamentit dhe Drejtuesja politike e PS Tiranë Elisa Siropali në faqen zyrtare të rrjetit sociale Facebook.
