HomeEkonomiA duhet ta plotësoj DIVA 2024?! - Verifikim në Tax Test, shërbimi...

A duhet ta plotësoj DIVA 2024?! – Verifikim në Tax Test, shërbimi më i ri i Administratës Tatimore

spot_img

31 marsi është afati i fundit për dorëzimin e Deklaratës Vjetore të të Ardhurave Personale, DIVA 2024. Administrata tatimore vjen me shërbimin më të ri elektronik “Tax Test”, i cili ka për qëllim të informojë të gjithë individët për të kuptuar nëse e kanë apo jo detyrim deklarimin e DIVA 2024.I thjeshtë në përdorim, ky shërbim është i organizuar sipas një pyetësori që i përgjigjet në kohë reale çdo individi (rezidentë apo jorezidentë), në përputhje me të ardhurat e tij. Individët sqarohen se nuk është e nevojshme të vendoset emri i përdoruesit apo fjalëkalimi, dhe se informacioni nuk përmban të dhëna konfidenciale, por është i ndërtuar në bazë të disa pyetjeve shumë të thjeshta, që japin informacionin e nevojshëm nëse individi plotëson ose jo kriteret për të qenë subjekt deklarimi për DIVA 2024. Administrata Tatimore bën me dije se afati i deklarimit dhe pagesës së DIVA 2024, sipas ligjit të ri, është data 31.03.2025 dhe se subjekt deklarimi për vitin 2024 janë ata individë që:

.Kanë realizuar të ardhura bruto 1.200.000 lekë ose më shumë nga të gjitha burimet, jo vetëm nga paga;

.Kanë qenë në më shumë se 1 marrëdhënie punësimi gjatë të paktën 1 muaji;

Gjatë vitit 2024 kanë realizuar të ardhura më shumë se 50.000 lekë, për të cilat nuk është mbajtur tatim (shembull: Qiradhënie për individë të paregjistruar, si: Qira ditore apo nga platformat Booking, AirBnB etj). Parashikohet që numri i deklaruesve të DIVA 2024 të jetë mbi 144 mijë individë, duke pasur parasysh që me hyrjen në fuqi të ligjit të ri, me uljen e kufirit nga 2 milion në 1.2 milion, numri i deklaruesve pritet të jetë shumë më i lartë se vitet e mëparshme.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular