HomeSocialeStrehimi social/ 300 milionë euro fond për familjet, studentët dhe emigrantët! Çfarë...

Strehimi social/ 300 milionë euro fond për familjet, studentët dhe emigrantët! Çfarë përmban plani i qeverisë

spot_img

Qeveria shpalos planin ambicioz për strehimin e familjeve shqiptare përmes programeve të strehimit social dhe një fondi të dhjetëfishuar.

Një gjë e tillë do të vijë gradualisht deri në vitin 2030, ku qytetarët do të kenë më tepër shanse për të përfituar nga një prej programeve të strehimit: nga banesat me çmim të ulët, banesat me qira shumë të ulët deri te banesat me program kredie me interesa zero apo të ulëta.

Nga konferenca e mbajtur dje për strehimin social, ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, bëri me dije se deri në vitin 2030 qeveria do të 10-fishohjë fondet për programin e strehimit social. Sipas tij, fondet do të fokusohen për bashkitë që nuk kanë mundësi.

STREHIMI SOCIAL

Gjate konferencës për Programin e Strehimit Social u tha Shqipëria ka një ndër normat më të larta të pronësisë së banesës në Europë. Kjo, referuar të dhënave të Censit të vitit 2023, ku 82.5% e familjeve shqiptare jetojnë në banesa në pronësi të tyre dhe vetëm 8.8% jetojnë në banesa me qira. Pjesa e mbetur jetojnë pa pagesë në banesa në pronësi të të afërmeve të tyre. Si rezultat i kësaj, përgjatë gjithë periudhës së tranzicionit, politika e strehimit në Shqipëri është orientuar përgjithësisht drejt shtresave më në nevojë dhe të margjinalizuara.

Ministri i MEKI, Blendi Gonxhja, theksoi politikën e re për strehimin social, ku sektori privat u transferon bashkive 3% të sipërfaqes së ndërtimit ose ekuivalentin në para për strehim social. Falë kësaj politike, pranë bashkive është krijuar një stok publik banesash sociale prej 117,823 m2 dhe është akumuluar një fond prej mbi 35 milionë euro. Që nga miratimi i ligjit të vitit 2018, nga programet e strehimit social kanë përfituar në total 22,840 familje ose 82 mijë qytetarë. Ministri Gonxhja tha se për vitin 2025 pas thirrjes së MEKI-t për investime, kanë ardhur aplikime nga 43 bashki me 55 projekte strehimi gjithsej.

KREDITË E BUTA

Vetëm pak ditë më parë, Ministria Ekonomisë Kulturës dhe Inovacionit hapi thirrjen për 530 kuota të reja për t’iu ardhur në ndihmë 530 familjeve apo të rinjve e të rejave, të cilët punojnë me përkushtim në administratën publike, aplikimi i cili do të jetë i hapur për 30 ditë. Ministri Gonxhja duke folur rreth së ardhmes së strehimit social në vend, tha se deri në 2030 do të mbështeten rreth 50 mijë familje nga një program 300 milionë euro për paketën e strehimit për familjet, studentët dhe emigrantët.

“Po punojmë që të vlera e strehimit të arrijë nga 8 milionë euro programi sot, në afro 75 deri 80 milionë euro në vit, pra ta 10- fishojmë”, – tha Gonxhja teksa shtoi se reforma e strehimit social do rimodelohet për të qenë proporcional, në mënyrë që t’u japim fonde me shumë bashkive që nuk kanë mundësi, por edhe të ndihmojmë edhe të tjerat. Ka qytete që kanë vend për ndërtime të reja, kemi godina të tjera pronash shtetërore të pashfrytëzuara dhe do vihen në funksion të strehimit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular