10 vite më parë të gjithë e mbajnë mend “luftën” kundër hashashit në fshatin Lazarat. Deri dje një fshat simbol i kultivimit të lëndëve narkotike. Një “ishull” brenda shtetit shqiptar. Një vend ku Policia nuk arrinte të depërtonte dot për të vënë ligj dhe rregull.
U mobilizuan të gjithë forcat policore, RENEA, rrethuan fshatin. Banorët e zonës bën rezistencë. Nga kjo ngjarje një efektiv i RENEA-s humbi jetën, pasi fugoni i policisë u sulmua nga një grup i armatosur. Në përfundim të aksionit mijëra bimë hashashi u asgjësuan, u arrestuan dhjetëra persona, me akuzën e grupit kriminal dhe kultivimit të lëndëve narkotike.
Madje, si simbol se sa seriozisht e kishte qeveria e rilindjes luftën kundër hashashit është edhe dënimi që një të moshuare iu dha sepse kishte mbjellë një vazo hashash.
Çfarë ndodh sot?
Një Vendim i Këshillit të Ministrave i datës 6 mars 2025, me numrin 149, rikthen kultivimin e bimës kanabisit për qëllime industriale duke miratuar zonat kadastrale. Vendimi është firmosur nga Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku.
Në vendim përcaktohen zonat kadastrale ku do të lejohet kultivimi i kanabisit për qëllime industriale. Përcaktimi i standardeve për parcelat dhe tokën ku do të ndodhë kultivimi i kanabisit për qëllime mjekësore dhe industriale.
Në zbatim të këtij vendimi ngarkohen institucione për zbatimin e vendimit, përfshirë Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ministrinë e Brendshme dhe Agjencinë Kombëtare të Kontrollit të Kanabisit.
Zonat
Sipas këtij vendimi janë përcaktuar parcela kanabisi për kultivim të cilat janë licenuar 138 fshatra, rekord Gjirokastra me 54, Kukësi me 23 dhe Shkodra me 17
Konkretisht zonat ndodhen në 7 qarqe dhe në total janë 138 fshatra.
17 në Shkodër
23 në Kukës
13 në Dibër
12 në Elbasan
54 në Gjirokastër
15 në Vlorë
4 në Fier
Koordinatat
Qarku Shkodër – 17 fshatra
Boric i Madh; Boric i Vogël; Gjorëm; Grude Fushë; Gruemirë; Ktosh; Meshqerre; Omare; Rrash Kullaj; Vajush; Vorfe; Boks; Dragoc; Kullaj; Grude e Re; Guci e Re; Hot i Ri
Qarku Kukës – 23 fshatra
Bajram Curri; Blladë; Bujan; Dijan; Gri; Lëkurtaj; Rosnë; Selimaj Dege; Dushaj; Fierze; Tpla; Bukovë; Jaho Salihi; Llugaj; Reze Mali; Fushe – Lumi; Babine; Begaj; Sopot; Fajze; Liqeni i Kuq; Vranisht
Qarku Dibër – 13 fshatra (nga Kalaja e Dodës)
Ceren; Kullas; Ploshtan; Shullan; Vasije; Bushtrice; Gjergjë; Matraxhan; Palush; Gështenjë Kalis; Gurrë; Kodër; Kodër Gështenjë Pralisht
Qarku Elbasan – 12 fshatra
Dushk; Grekan; Rrenas; Cartalloz; Gjyrale; Gostime; Kurtalli; Malasenj; Shtermen; Licaj; Shales; Cerrik 2
Qarku Gjirokastër – 54 fshatra konkretisht
Ballaban; Ballë; Komarak; Mazhan; Pasar; Vinokash; Bedyaqs; Katundisht; Kodrishtë; Kuqar; Panarit; Riban; Tolar; Veribob; Kelcyre Qytet; Corrogunj-Ujëmire; Fshat i Ri; Gorice; Luarë; Podgoran; Podgoran Fushë; Rodenji; Sukë; Pacomit; Bodrisht; Bularat; Jorgucat; Likomil; Pepel; Vodhinë; Vriserë
Qarku Vlorë – 15 fshatra
Bajkaj; Bamatat; Rusan; Stjar; Vllahat; Fushe Verri; Kalase; Kipacez; Palavli; Vergo; Blerim; Buronjë; Finiq; Kostar; Mesopotam
Qarku Fier – 4 fshatra
Gjonc; Hekal; Mollas; Romës./ VNA.al/