Një aktivitet rutinë që është realizuar dhjetëra herë, ka marrë një kthesë tragjike për një të ri shqiptar, duke i shkaktuar vdekjen në punë.
22-vjeçari i identifikuar si Daniel Tafa, i cili mbushi ditën e djeshme 22 vjet, ka humbur jetën në orën 01:30 gjatë punës në një kompani në Maniago që operon në sektorin e stampimit të nxehtë.
Tafa, i lindur në San Vito al Tagliamanto dhe banues në Vajont, u godit në shpinë nga një copëz metalike që doli nga një furrë e nxehtë.
Ngjarja ndodhi sapo ai kishte rifilluar linjën e prodhimit, një proces që përfshin temperaturat jashtëzakonisht të larta. Pajisja ku ai po punonte u thye, duke lëshuar një copë metali që e goditi për vdekje.
Kolegët e tij që ndodheshin aty pranë larguan të riun dhe mjekët e urgjencës mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes për të tentuar ringjalljen e tij, por përpjekjet ishin të kota.
Trupi i Danielit Tafës I është nënshtruar ekspertizës mjeko-ligjore, dhe makineria ku ai punonte është sekuestruar. Për të mundësuar përfundimin e hetimeve, puna u pezullua dhe punonjësit u njoftuan për humbjen tragjike.