Nga Azgan Haklaj
Sot kujtojmë me mirënjohje e respekt Kryengritjen e Malësisë së Madhe e cila filloi me 24 mars 1911 dhe me 6 prill u finalizua duke e ngritur në Deçiç Flamurin e Gjergj Kastriotit pas 500 vjetësh robëri.
Sot kujtojmë veprën sublime të udhëheqësve të kësaj kryengritje, strategut Dedë Gjon Luli, Çun Mulës,Tringë Smajles, Nik Gjelosh Lulit e shumë të tjerë që luftuan me heroizëm të pashoq kundër perandorisë më të madhe të kohës dhe dhanë jetën për Atdheun.
Populli me të drejtë e ka refren të këngës.
” Kruja e dytë Vlora e parë
Dedë Gjon Luli flamurtarë.”
Plaku i maleve është quajtur:
“Pushkë e ngrehur për Shqipërinë” nga plaku i urtë i Vlorës Ismail Qemalit.
Gjallërimi i lëvizjes Kombëtare Shqiptare, roli i shqiptarëve në Revolucionin Xhonturk dhe fitoren e tij pas 1908, Kryengritjet antiosmane me 1909- 1910 të udhëhequra nga Isa Boletinin dhe Idriz Seferi që shtypi botëror do ta quante :
” Revolucioni i parë i shqiptarëve, kishin tërhequr vëmendjen e Fuqive të Mëdha drejtë skajit përendimorë të Ballkanit.
Regjimi xhonturk kishte dështuar në modernizimin dhe konsolidimin e Perandorisë Osmane.
Të drejtat e shqiptarëve u shtypën nga xhonturqit në të katër vilajetet.
Dhuna më e egër u ushtrua në Malësi të Madhe.
Populli shqiptarë, i vogël nga numri, por i madh nga morali dhe trimëria, nuk ja ndali pushkën kësaj supërfuqie që shtrihej në tri kontinente.
Shqiptari kurrë nuk u pajtua me robërinë sepse e don me gjithë zemër vendlindjen e tij, Atdheun e përbashkët kudo që ndodhet në botë dhe është i gatshëm gjithmonë për të dhanë jetën për pavarësinë e tij.
Dëshmi e gjallë për këtë qendresë është dhe lufta heroike e Malësisë Madhe.
Kujtojmë me respekt ngjarjet dramatike që ngritën në piedestalin më të lartë lavdinë e Deçiçit, Bratilës, Dedë Gjon Lulit, Çun Mulës, Tringë Smajles Nik Gjelosh Lulit që udhëhoqën këtë Kryengritje, e që kulmoi me ngritjen e Flamurit Kombëtarë në vend të atij të Turqisë me 6 prill 1911 në majë të Bratilës, aty ku toka puthet me qiellin e Zoti kuvendon më afër me njerëzit.
Roli i kësaj lëvizje është një nga ngjarjet kyçe të lëvizjes së armatosur të shqiptarëve për realizimin e programit politik të tyre, që çoi në miratimin e Memorandumit të Greçës (Libri i Kuq) drejtuar Portës së Lartë e Fuqive të Mëdha, me kerkesë për njohjen e autonomisë së Shqipërisë.
Ky memorandum i hartuar nga Luigj Gurakuqi e Ismail Qemali permbante 12 pika.
Që nga kjo kohë Çështja Shqiptare filloi të trajtohet si çështje e veçantë e diplomacisë Europiane.
Ishte kjo Kryengritje që e shtyri Perandorinë Austro – Hungareze të dalë zyrtarisht me idenë e krijimit të Shtetit Shqiptarë, duke pregatitur diplomacinë europiane, por dhe fqinjët e shqiptarëve se Shteti Shqiptar është imperativ i kohës dhe se monarkia dualiste do qendronte e palëkundur në jetësimin e këtij shteti.
Kryengritja e Malësisë Madhe është prologu I Revolucionit Nacional Shqiptar të 1912- ës dhe i shpalljes së pavarësisë.
Nderim për ata që dhanë jetën për liri e pavarësi.
Ata ranë për të mbetur përmendore e shpirtit të Kombit.
Zeri i tyre sot ne vitin e Heroit tonë Kombëtarë Gjergj Kastriotit ( Skëndrebeu) është kushtrim e thirrje, apel në emër të gjakut të derdhur e jetëve të dhana për Atdheun:
Bashkim i të gjitha gjymtyrëve të lisit kombëtarë shqiptarë.
Shteti Komb i shqiptarëve është imperativ I kohës.
Shteti Komb i shqiptarëve është domosdoshmëri historike.