HomeKronikeAKSIDENT I RËNDË/Treni përplas makinën, 1 i vdekur dhe 3 të plagosur...

AKSIDENT I RËNDË/Treni përplas makinën, 1 i vdekur dhe 3 të plagosur në Kosovë

spot_img

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Jagodë të Klinës nē Kosovë.

Mësohet se treni ka goditur një makinë dhe si pasojë e përplasjes një person ka humbur jetën, ndërsa tre të tjerë janë lënduar.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Sot rreth orës 12:35 minuta, policia është njoftuar se në fshatin Jagodë-Klinë, treni ka goditur një veturë. Policia, zjarrfikësit dhe ambulanca kanë dalë në vendin e ngjarjes. Mjeku ka konstatuar vdekjen e një personi në vendin e ngjarjes, gjersa tre të lënduarit e tjerë janë dërguar për ndihmë mjekësore në Emergjencen e Spitalit Rajonal të Pejës”, njofton policia e Kosovës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular