HomeOP EDTaksa e sheshtë: shpëtim nga gremina ku e ka futur ekonominë Rama

Taksa e sheshtë: shpëtim nga gremina ku e ka futur ekonominë Rama

spot_img

Nga Bujar Leskaj
Në kushtet e stagflacionit aktual në Shqipëri, ku rritja ekonomike favorizon vetëm 2 përqind të super të pasurve të vendit, ndërsa 90 përqind e qytetarëve ndihen më keq ose nuk ndjejnë përmirësim në pozicionin e tyre ekonomik, në kushtet kur koefiçienti i pabarazisë Gini është 38, në nivelin më të lartë në Evrope, kur varfëria, sipas EUROSTAT, ka kapur më shumë se 46 përqind të popullsisë, përgjigjia për të dalë nga gremina ekonomike dhe kriza, është aplikimi i taksës së sheshtë në nivel të ulët, në 10 përqind.

I. Taksa e sheshte: magnet për investimet e huaja

Këtë sistem të thjeshtë dhe efektiv taksash e ka në qendër të politikave të saj fiskale Partia Demokratike. Lehtësimi i barrës së taksave, përmes taksës së sheshte, do t’i japë sipërmarrjes së lirë dhe jo oligarkëve, oksigjenin e mjaftueshëm për të rritur investimet dhe për të shtuar vendet e punës.

Taksa e sheshtë përbën një magnet të mirëfilltë për investimet e huaja. Një normë e sheshtë tatimore e shndërron një vend në më tërheqës për investitorët e huaj strategjikë. Po mbushen 12 vjet që nuk kemi një emër të njohur investuesi të huaj strategjik në Shqipëri. Taksa e sheshtë krijon një mjedis tatimor transparent dhe të qëndrueshëm, duke reduktuar pasiguritë dhe duke nxitur e thithur flukset hyrëse të kapitalit të huaj.

Taksa e sheshte i jep qartësi dhe thjeshtësi sistemit fiskal. Sistemet e taksave të sheshta janë më të lehta për t’u kuptuar dhe administruar, në krahasim me sistemet e taksave progresive, sidomos në kushtet kur rritja ekonomike gëzon vetëm oligarkët, kur ekonomia reale është në rënie dhe varfëria në rritje.

II. Taksa e sheshtë: më shumë para qytetarit

Me taksën e sheshtë, mesazhi është i qartë dhe i fortë: Shteti nuk duhet të të rëndojë, por të të lehtësojë! Me këtë taksë, çdo qytetar e ndjen lehtësimin në xhep, jo me fjalë. Sot qytetarët, në masën më të madhe të tyre, paguajnë 13 përqind mbi pagën që marrin dhe një pjesë edhe 23 përqind! Taksa progresive mbi pagën është një shfrytëzim mizor i punës nga Rama, duke demotivuar shtresën e mesme që i jep tempin konsumit, si dhe duke e detyruar atë të marrë arratinë në emigracion.

Me taksën e thjeshtë vjen reduktimi i ndjeshëm i evazionit fiskal dhe mirëkuptimi i Shtetit dhe administratës së tij tatimore, me qytetarin tatipagues. Përmes këtij sistemi të thjeshtuar tatimor, bëhet më e vështirë për individët dhe bizneset të manipulojnë ose shmangin taksat. Kjo çon në rritjen e pajtueshmërisë tatimore dhe të mbledhjes së të ardhurave.

III. Taksa e sheshtë dhe taksa e lartë progresive e Ramës

Shqipëria sot është shteti me barrën më të lartë fiskale në rajon. Taksa progresive, e cila ka që nga 1 janari 2014 që aplikohet, është një mënyrë e kamufluar shpronësimi e konfiskimi e qytetarëve. Pra, një shkelje e të drejtës së individit dhe kompanisë, për të gëzuar në liri të plotë të ardhurat e siguruara në një treg të lirë.

Kjo lloj takse stimulon maksimalisht evazionin dhe “emigrimin” fiskal, si dhe tentativat për t’iu shmangur detyrimeve. Taksa progresive e Ramës përbën një sistem taksash, që ka kosto të lartë funksionimi, si për Shtetin, ashtu dhe për bizneset.

Ajo paraqitet tejet e komplikuar në hartimin e dokumentacionit tatimor dhe në realizimin e saj. Është demotivuese për rritjen e prodhimit dhe e të ardhurave. Ndërkohë që çdo mosfunksionim të administratës fiskale e percepton si abuzim dhe ndëshkim ndaj biznesit, apo edhe inkuizicion fiskal.

Taksa progresive është në kundërshtim me efektet e pritura nga avantazhet krahasuese të ekonomisë dhe nga specializimi i punës dhe prodhimit. Ajo është shumë e komplikuar dhe e vështirë të aplikohet, në rastet kur kemi persona apo biznese që kanë të ardhura të çrregullta nga njëri vit në tjetrin. Këto raste janë të shumta dhe tipike në ekonominë tonë. Në këta 12 vite, ato kanë përbërë burim të jashtëzakonshëm për një mori gjobash të gjeneruara nga sistemi fiskal, me mosdijeninë ose pa fajin e biznesit.

Taksa progresive nxit shpërbërjen apo “parcelizimin” e bizneseve, duke ndikuar negativisht në efiçiencën ekonomike. Taksa progresive e Rames, “arti i zi” i rendjes dhe fshehjes pas tarifave ka penalizuar punëtorët dhe profesionistët, sidomos inteligjencën e vendit. Kjo taksë rrit TVSH-në dhe çmimet bazë, duke favorizuar oligarkët, por jo qytetarët e thjeshtë. Me sistemin progresiv të taksave të Ramës, qytetarët paguajnë si në Zvicër, por jetojnë si në Bangladesh.

Ky realitet i errët fiskal për qytetarin e thjeshtë do të marrë fund me votën e 11 majit për Partinë Demokratike!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular