HomeOP EDTë rinjtë janë larguar masivisht nga Shqipëria këto 12 vitet e fundit....

Të rinjtë janë larguar masivisht nga Shqipëria këto 12 vitet e fundit. Po ikin… dhe nuk janë vetëm…

spot_img

Nga Orjola Pampuri/Kandidate për deputete e Koalicionit Euroatlantik
Të rinjtë janë larguar masivisht nga Shqipëria këto 12 vitet e fundit; Po ikin… dhe nuk janë vetëm…

Po ikin profesionistë të mirë, po tkurret gjithnjë e më shumë shtresa e mesme, palca e shoqërisë, e cila reflekton dhe vendos mbi të ardhmen e vendit, kur vjen momenti për të bërë zgjedhje mbi ata që do të mund të drejtojnë vendin, pa ndikime politike, ata që mund të ndikojnë vërtetë tek ndryshimi.

Po ikin të rinjtë tanë, ikin studentët sapo marrin diplomën, ikin çiftet e reja që nuk shohin të ardhme. Shqipëria po zbrazet nga energjia, shpresa dhe jeta që i jep kuptim të ardhmes.

Rënia e lindshmërisë është një pasojë e drejtpërdrejtë e pasigurisë, mungesës së mbështetjes dhe mungesës së besimit se këtu mund të ndërtohet një jetë me dinjitet. Po bëhet gjithnjë e më e vështirë për një çift të ri të mendojë për një shtëpi, një punë të qëndrueshme apo një sistem që e mbështet kur sjell në jetë një fëmijë.

Por kjo nuk është një fatkeqësi e pashmangshme — është një thirrje për ndryshim🫵.

Duhet të krijojmë një Shqipëri ku të rinjtë ndihen të vlerësuar, ku talenti shpërblehet, jo nënvlerësohet. Ku një student diplomuar ka arsye të qëndrojë sepse ka mundësi, ka perspektivë.

Një Shqipëri ku çiftet e reja ndihen të mbështetur për të ndërtuar një familje, për të lindur e rritur fëmijët e tyre me krenari.

Një vend ku nuk largohesh për të shpëtuar, por qëndron për të jetuar.

Programi i Koalicionit Euroatlantik për mirëqënien dhe familjen, një nga më të mirët e të vlerësuarit i mbështetur edhe nga CDU gjermane;

2000 euro për çdo bebe

20.000 euro për fëmijën e tretë

30.000 çifte të reja, mundësim i kredisë për shtëpinë

Pagë e plotë gjatë lejes së lindjes

Koha për të kthyer vëmendjen tek rinia, tek familja, tek jeta. Sepse pa ta, e ardhmja nuk ekziston.

Voto 4, Koalicioni Euroatlantik

Voto ORJOLA PAMPURI

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular