Ditën e sotme (16 prill) në Gjykatën e Posaçme do të zhvillohet seancë ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj i cili kërkon lirinë.
Në seancë, pritet që Prokuroria e Posaçme (SPAK) të njoftojë gjykatën në lidhje me hetimet 2 mujore të bëra ndaj Veliajt.
Erion Veliaj akuzohet “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Gjithashtu akuzohet për “futjen e sendeve të ndaluara në qelitë e paraburgimit”.