Kompetiocioni më prestigjioz i futbollit në Europë, Champions League ka mbyllur fazën çerekfinale të saj.
Pas Barcelonës dhe PSG që avancuan mbrëmjen e djeshme, Interi i Inzaghit dhe Topçinjtë e Arsenalit janë dy ekipet e fundit që kalojnë në fazën gjysmëfinale të Champions.
Djemtë e Inzaghit pritën në San Siro gjermanët e Bayern Munchen dhe siguruan kualifikimin pasi barazuan me rezultatin 2-2. Gjermanët e nisën ndeshjen mirë pasi morën avantazhin me të përhershmin Harry Kane duke sjellë barazimin e përkohshëm në të dyja transfertat. Por rezultati zikaltrit e përmbysën rezultatin në harkun kohor të 3 minutave me golat e Lautaro Martinez dhe Pavard. Gjermanët gjetën edhe një herë rrjetën me anë të Eric Dier, por nuk ishte ë mjaftueshme për t’i kaluar ata në fazën tjetër të kompeticionit.
Ndërkohë, në Spanjë “galaktikët” e Real Madridit pritën Arsenalin, që erdhi me avantazhin e tre golave nga Londra. Ylli anglez, Saka zhbllokoi rezultatin në minutën e 65’ dhe pas dy minutash, nga pasiguria e Salibas, Vinicius riktheu baraspeshën. Në frymën e fundit braziliani Martineli i dha goditjen e fundit kampionëve në fuqi duke iu ndërprerë rrugëtimin e tyre në Champions për sezonin 2024-2025.
Në gjysmëfinale Interi gjen Barcelonën ndërsa Arsenali do të përballet me PSG-në e Enriques.
INTER 2-2 BAYERN MUNCHEN (4-3)
Martinez 58’, Pavard 61’ / Kane 52’, 76’
REAL MADRID 1-2 ARSENAL (1-5)
Vinicius 67’ / Saka 65’, Martinelli 90+3’