Tirana është tronditur mbrëmjen e sotme një atentat me armë zjarri, si pasojë e të cilit kanë mbetur të plagosur katër persona, mes tyre dy të mitur.
Mësohet se të plagosur kanë mbetur: Arens Stafa, 34 vjeç, M. Demiraj, 17 vjeç, D. Demiraj, 11 vjeç Kian Mullaj, 19 vjeç. Raportohet se 11 vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak/ Më datë 17.04.2025, rreth orës 21:50, në spitalin e Traumës, kanë shkuar dyshohet të plagosur me armë zjarri në Lundër, shtetasit A. S., 34 vjeç, K. M., 19 vjeç, dhe dy të mitur të moshës rreth 11 vjeç dhe 17 vjeç.
Është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e provave që do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Për këtë ngjarje do të kemi informacion më të zgjeruar pas sqarimit të plotë të rrethanave të rastit.