Këto janë pamjet nga vendi i ngjarjes në Lundër, ku si pasojë e një atentati mbetën të plagosur katër persona. Të plagosur kanë mbetur A.S, 34 vjeç, M.D., 17 vjeç, D.D., 11 vjeç K.M, 19 vjeç.
I mituri 11-vjeçar është në gjendje më të rëndë dhe po lufton për jetën në Spitalin e Traumës. Është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e provave që do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.