HomeAktualitetEkzekutimi i Gjovalin Prendit në Lezhë, MOMENTI kur vajza thërret mes lotësh...

Ekzekutimi i Gjovalin Prendit në Lezhë, MOMENTI kur vajza thërret mes lotësh të atin

spot_img

Një 64-vjeçar u ekzekutua në Pllanë të Lezhës mbrëmjen e kësaj të enjteje. Gjovalin Prendi u vra me armë zjarri në një lokal.

(VIDEO)
Ky është momenti kur familjarë të tij shkojnë në vendin e ngjarjes. Siç edhe mund të dëgjohet, në lokalin ku u vra Prendi ka shkuar edhe vajza e tij e cila thërret të atin.

Sipas burimeve, dyshohet se në atentat kanë qenë të përfshirë dy automjete dhe të paktën katër persona, të moshës 30-35 vjeç.

Autorët dyshohet se lëviznin me një automjet tip “Porsche Cayenne” dhe kanë qëlluar drejt 64-vjeçarit. Më pas ata janë larguar me shpejtësi nga vendngjarja sëbashku me mjetin tjetër që i shoqëronte.

Në momentin e sulmit, Gjovalin Prendindodhej në lokal së bashku me një person tjetër, i cili fatmirësisht nuk është prekur nga plumbat.

Mësohet se pasi Gjovalin Prendi u qëllua me armë zjarri, banorët tentuan t’i shkonin në ndihmë.

Kujtojmë se Gjovalin Prendi është babai i Sidorel Prendit, ose i njohur ndryshe si Roan Brahimi. Ky i fundit është ekzekutuar vitin e kaluar në Athinë.
Emri i Roan Brahimit është lidhur me një sërë çështjesh kriminale

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular