Instituti ‘Piepoli’ dhe Report Tv kanë sjell këtë mbrëmje sondazhin e radhës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Për të komentuar këtë sondazh, në një lidhje skype për ‘Frontline’ ishte i ftuar juristi Kreshnik Spahiu, i cili u pyet lidhur me pjesën dërrmuese të të anketuarve ku 64% janë shprehur se opozita e drejtuar nga Berisha është “aspak e besueshme”.
Ai tha se kjo ndodh pasi Berisha s’është më ai i vitit 2005 kur bashkoi opozitën, ndërsa theksoi se edhe partitë e reja janë kundër PD.
‘Ata janë pyetur në kulmin e fillimit të fushatës, kur PD dhe Sali Berisha kanë bërë një fillim fushate të fortë, sepse u mbush Sheshi Nën Tereza dhe pavarësisht kësaj fushate të fuqishme, besueshmëria ose jo nda tij mbetet në të njëjtat nivele për dy arsye. Së pari ana pozitive është se Berisha ka një meritë që deri 30 për qind të shqiptarëve e kanë për vete, por aq sa e duan e urrejnë mbi 60 për qind dhe këtë se ndryshon edhe sikur të mbush më shumë sheshet. Ai është i suksesshëm për PD dhe kush do PD do dhe atë. Po ai po shkon në zgjedhje me një opozitë të përçar, Berisha s’është më ai i vitit 2005 kur bashkoi opozitën. Për këtë arsye duke qenë se në zgjedhje do shohësh se gjysma e spektrit opozitar nuk votojnë PD por partitë e tjera’, tha ai.