HomePolitike“4 me 1 s’ka bo vaki nga Burreli në Peshkopi”- Rama: Më...

“4 me 1 s’ka bo vaki nga Burreli në Peshkopi”- Rama: Më 12 maj Dibra do gdhihet rozë! Gjysma e burrave janë normal, të tjerët janë çyrykë

spot_img

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me gratë dhe vajzat në Dibër në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 11 majit.

Rama u përball me një slogan ku shkruhej “4 me 1 s’ka bo vaki, nga Burreli në Peshkopi”.

Kreu i qeverisë u shpreh i bindur se më 12 maj Dibra do gdhihet rozë, ndërsa u shpreh se fuqia e PS është gruaja dhe vajzave.

“Nëse ne kemi 60% të grave dhe vajzave, nëse ne kemi shumicën e votuesve të parë, na mjafton vetëm gjysma e burrave, sepse kjo jetë këtu në këtë vend më ka mësuar që gjysma e burrave janë normal, gjysma tjetër janë çyrykë”, tha Rama.

Edi Rama: Sot kur sapo hyra më është kujtuar takimi i parë në PS e Dibrës. Takimi i parë në PS e Dibrës, gjithë burra, mbyllur në një si strofull. Njëri hudh, tjetri kap, nuk merrja vesh ca thoshin dhe as me kë e kishin as ku donin të dilnin, por një gjë e kuptova që më budallai aty isha unë. Sot para se të vinim ishim ulur aty dhe i thashë Astrit Ademit, ti asnjëherë nuk e ke besuar se PS këtu nëse nuk i nxjerr gratë nga shtëpitë që ti japë komandën dhe nëse këtu nuk e marrin gratë dibrane komandën nuk fiton kurrë. Sot faktikisht gjithë kjo pamje që ishte e paimagjinueshme 10 vjet më parë është pamja e fitores tonë.

4 me 1 ska bo vaki nga Burreli në Peshkopi. Mendoj se kjo do realizohet. Ajo që është e rëndësishme 4 apo 3 në 11 maj Dibra do votojë aty ku duhet dhe më 12 maj do gdhihet rozë. Sepse Dibra është grua, Shqipëria është grua, edhe Evropa është grua.

Mua nuk ka gjë tjetër që më bën krenar sesa fakti sesa kjo forcë themelin më të madh ka gratë dhe vajzat në të gjithë Shqipërinë. Në gjithë Shqipërinë PS e mbështesin 56% e grave dhe vajzave. Ka disa qarqe që shkon 65%, Dibra është rreth 60%.

Nëse ne kemi 60% të grave dhe vajzave, nëse ne kemi shumicën e votuesve të parë, na mjafton vetëm gjysma e burrave, sepse kjo jetë këtu në këtë vend më ka mësuar që gjysma e burrave janë normal, gjysma tjetër janë çyrykë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular