HomeKronikeAtentati me 4 te plagosur në Tiranë/U qëlluan djali dhe nipi i...

Atentati me 4 te plagosur në Tiranë/U qëlluan djali dhe nipi i mitur i pronarit të “Pelikani Security”! Të rinjtë me G Class tentuan të shpëtonin, por u qëlluan me breshëri plumbash (Itinerari)

spot_img

Detaje dalin nga atentati me 4 të plagosur në Tiranë rreth orës 21:30 të mbrëmjes së të enjtes (17 Prill) ku autorët dyshohet se kanë ndjekur mjetin tip G Class ku udhëtonin të rinjtë

Ndjekja ka filluar nga rrethrrotullimi i Shkozës përgjatë autostradës deri te Tegu dhe më pas 4 të rinjtë për t’iu shmangur atentatorëve kanë shkuar drejt Lundrës.

Pika kulminante është kur autorët kanë qëlluar me breshëri ka qenë në autostradën pranë AgroPark.

Dyshohet se makina e të plagosurve në përpjekje për t’i shpëtuar plumbave ka shkuar deri në Lundër ku shoferi i G Class ka humbur ndjenjat.

Të rinjtë janë gjetur të plagosur brenda mjetit nga persona të tjerë që më pas i kanë dërguar në spital.

Të plagosurit janë Arenc Stafa, 34 vjeç, Kian Mullahi, 19 vjeç, dhe dy të miturit Dior Demiraj, 11 dhe Marko Bardhi Demiraj, 17-vjeç ( nipi dhe djali të pronari i “Pelikani Security”).

Autorët e atentatit dyshohet se lëviznin me një automjet tip fuoristradë, ky dyshohet se brenda kanë qenë tre persona, të cilët pas atentatit janë larguar në drejtim të paditur.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular