HomeKronike“Pako” me drogë nga SHBA nëpërmjet postës! Arrestohen 3 persona në Tiranë...

“Pako” me drogë nga SHBA nëpërmjet postës! Arrestohen 3 persona në Tiranë dhe Shkodër

spot_img

Tre persona janë arrestuar në Tiranë dhe Shkodër, pasi ndihmonin në kalimin e lëndëve narkotike nga SHBA-ja në Shqipëri.

Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses brenda 24 orëve dy operacione antidrogë të koduara “Pako 1” dhe “Pako 2”, të zhvilluara në bashkëpunim me disa struktura policore dhe Prokurorinë e Tiranës.

Operacionet janë rezultat i hetimeve disa mujore me metoda proaktive dhe kishin në shënjestër trafikimin e lëndëve narkotike të ardhura nga SHBA me qëllim shitjen në tregun shqiptar.

Gjatë këtyre aksioneve, u arrestuan në flagrancë tre shtetas në momentin që po tërhiqnin pakot me kanabis me përqindje të lartë THC në dy pika postare, njëra në Tiranë dhe tjetra në Shkodër.

Detajet e operacioneve:

Operacioni “Pako 1” – Tiranë

U arrestuan shtetasit A. P., 24 vjeç dhe A. Xh., 55 vjeç, ndërsa po merrnin një pako me rreth 522 gramë kanabis me përqindje të lartë THC. Lënda dyshohet se ishte trafikuar nga SHBA. Porositësi i dyshuar i pakos, shtetasi B. F., 25 vjeç, është shpallur në kërkim.

Operacioni “Pako 2” – Shkodër

Në këtë rast u arrestua M. H., 19 vjeç, pasi u kap me një pako që përmbante rreth 1.07 kilogramë kanabis, po ashtu me përqindje të lartë THC, gjithashtu e dyshuar se kishte ardhur nga SHBA. Porositësi i dyshuar, G. P., 23 vjeç, është në kërkim.

Gjatë operacioneve u sekuestruan gjithashtu 2 pako me lëndë narkotike, 3 celularë dhe 1 motomjet që dyshohet se është përdorur për transportin e drogës.

Policia vijon punën për kapjen e personave të shpallur në kërkim si dhe për identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm.

Materialet hetimore janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular