Laerti ka marrë një surprizë tepër emocionuese në këtë finale të madhe. Përveç se takoi familjarët e tij, në shtëpi hyri dhe kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai, i cili i dorëzoi atij titullin “Qytetar Nderi” i Kolonjës. Laerti ia dedikoi këtë babait dhe gjyshit të tij të ndjerë.
“Me motivacionin për merita të larta në art, promovimin e zonës së Leskovikut dhe për të gjithë kontributin e tin në këtë zonë e shpall Laert Vasilin qytetar nderi. Nga sot skam më ‘sagapao’, ka ‘të dua’.”– tha Erion Isai.
“Shpresoj që babai im të jetë i lumtur. Edhe gjyshi im“- tha Laerti.