Një tjetër aleat është larguar nga Koalicioni “Aleanca për Shqipërinë Madhështore, i drejtuar nga Sali Berisha. Bëhet fjalë për Partinë Ora e Shqipërisë, e cila ka bërë një kërkesë në KQZ, për t’u ikur nga ky koalicion
Me një shkresë drejtuar komionserit shtetëror të zgjedhjeve, kryetari i kësaj force politike, Zef Shtjefni thotë se koalicioni me Berishën nuk ka funksionuar që ditën kur është firmosur.
Ai thotë se nuk është përfshirë në listën e hapur të PD dhe se në hapjen e fushatës Partia Ora nuk është ftuar.

Kujtojmë që më parë nga koalicioni është larguar edhe Aleanca e Maqedonasve për Integrim Europian, e drejtuar nga Vasil Sterjovski dhe Partia Bashkimi Popullor i Pensionistëve me drejtues, Selami Jenisherin.
Shkresa drejtuar Celibashit
I nderuar Z.Kryekomisioner! Ju njoftoj se Partia Ora e Shqiperise ne Kualicion me Alencen per Shqiperine Madheshtore nuk ka funksionuar qe diten kur eshte firmosur marreveshja! Aleanca per Shqiperine madheshtore nuk ka future ne listen e hapur Kryetarin e partise, nuk ka ftuar Partine Ora e Shqiperise ne hapjen e fushates elektorale, por Kryetari I partise mori pjese I pa ftuar ne takim. Sot ne takim me partite e koalicionit nuk e fton Partine Ora e Shqiperise ne takimin e rradhes! Ne keto kushte, kjo Aleance ka shkelur marreveshjen me Partine Ora e Shqiperise, prandaj kerkojme largimin nga ky Koalicion qe nuk respekton marreveshjen me aleatet e tij.