Drejtuesja Politike PS Elisa Spiropali ne kuader te takimeve elektorale ka patur nje takim dhe me sipermarresit ne Kamez. Zonja Spiropali flet per nje realitet te ri ne kete bashki fal puneve te mira si dhe pohon se: “Ne nuk ndalemi këtu; shumë punë të mira na presin përpara!”.
Statusi i Spiropalit ne FB
Kamëz/Takim me 250 sipërmarrës të zonës për të diskutuar realitetin e ri ekonomik, social dhe kulturor që kemi ndërtuar së bashku!
Vlera e pronës dhe cilësia e jetesës janë rritur ndjeshëm mes investimeve rrënjësore në mbi 160 km rrugë të përfunduara dhe 100 km të tjera në proces, ndriçim, kanalizime, pastrim, rindërtim banesash, investime në çerdhe, kopshte, shkolla , pedonale, parkingje dhe Parkun e Liqenit të Paskuqanit.
Në Kamëz sot lulëzon jeta familjare dhe biznesi forcohet, duke rritur mirëqenien për të gjithë.
Kjo është fuqia e votës në drejtimin e duhur.
Ne nuk ndalemi këtu; shumë punë të mira na presin përpara!
Vizioni ynë për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian na jep besim për më shumë zhvillim dhe mundësi të reja për komunitetin!