HomeKronikeI kërkuan pronën për ndërtim dhe e kërcënuan pasi s’pranoi ta jepte,...

I kërkuan pronën për ndërtim dhe e kërcënuan pasi s’pranoi ta jepte, detaje nga vrasja e 58-vjeçarit! Ja pista ku po heton policia

spot_img

Detaje të reja dalin nga ngjarja e rëndë në Vlorë ku 58-vjeçari Renato Hoxhaj u ekzekutua me armë zjarri mëngjesin e djeshëm (27 Prill) pranë banesës së tij, ndërsa viktima u gjet i pajetë rreth orës 06:00 në lagjen “Hajro Çakërri”.

Raportohet se viktima kishte shtëpinë në një vend shumë të lakmuar për ndërtime të reja.

Sipas burimeve pranë familjes së 58-vjeçarit, kohët e fundit ai ishte shfaqur i shqetësuar pasi kishte marrë kërcënime të ndryshme për të dhënë tokën për ndërtim, por s’kishte pranuar.

Kjo është një nga pistat ku është fokusuar policia për zbardhjen e krimit, që ende mbetet pa autor.

Raportohet se vetëm disa metra larg banesës së viktimës është ndërtuar një pallat disa katësh ku çmimet e apartamenteve janë të larta duke shkuar në rreth 1500 euro metri katror.

Policia ka marrë në pyetje disa persona, përfshirë pronarin e pallatit të ndërtuar pranë banesës të viktimës.

Sipas të njëjtave burime, në kontakte me të afërm, ai është shprehur se “po marr kërcënime për shtëpinë me qëllim që aty të ndërtohet, por do të rezistoj”.

Ndërkohë Renato Hoxhaj nuk kishte probleme të tjera dhe në zonë njihej si një njeri i qetë dhe i respektueshëm.

Dy fëmijët e rritur nuk kanë patur shumë kontakte me të pasi jetojnë jashtë shtetit prej vitesh dhe kontaktet e vetme kanë qënë telefonike.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular