HomeBotaPartia Liberale fiton zgjedhjet, Mark Carney siguron mandatin si kryeministri i ri...

Partia Liberale fiton zgjedhjet, Mark Carney siguron mandatin si kryeministri i ri i Kanadasë

spot_imgspot_img

Partia Liberale e Mark Carney-t ka fituar zgjedhjet në Kanada, duke kulmuar një kthesë mahnitëse të fatit nxitur nga kërcënimet e aneksimit dhe lufta tregtare e Donald Trump.

Pas mbylljes së qendrave të votimit, liberalët parashikohet të fitojnë më shumë nga 343 vendet e parlamentit sesa Partia Konservatore.

Megjithatë, nuk është ende e qartë nëse ata do të fitonjnë një shumicë të plotë apo do të duhej të mbështeten te një ose më shumë parti më të vogla për të formuar një qeveri dhe për të miratuar legjislacionin.

Duke folur pas rezultatit, Carney tha: “Presidenti Trump po përpiqet të na shkatërrojë në mënyrë që Amerika të na zotërojë – kjo nuk do të ndodhë kurrë.”

“Ne do të luftojmë me gjithçka që kemi për të arritur marrëveshjen më të mirë për Kanadanë.”

Liberalët dukeshin se po shkonin drejt një disfate shkatërruese derisa presidenti amerikan filloi të sulmonte ekonominë e Kanadasë dhe të kërcënonte sovranitetin e saj, duke sugjeruar se ajo duhet të bëhej shteti i 51-të.

Veprimet e Trump i zemëruan kanadezët dhe nxitën një rritje të nacionalizmit që i ndihmoi liberalët të ndryshonin rrjedhën zgjedhjeve dhe të fitonin një mandat të katërt radhazi në pushtet.

Udhëheqësi i Partisë Konservatore, Pierre Poilievre, shpresonte t’i bënte zgjedhjet një referendum mbi ish-kryeministrin Justin Trudeau, popullariteti i të cilit ra drejt fundit të dekadës së tij në pushtet, ndërsa çmimet e ushqimeve dhe të banesave u rritën.

Carney mori detyrën e kryeministrit pasi Trudeau dha dorëheqjen në fillim të këtij viti.

Ai paralajmëroi se sfidat me të cilat përballet vendi do të jenë të vështira, duke shtuar se ndryshimi i madh është gjithmonë shqetësues.

“Meqenëse Kanadaja është më shumë se një komb, ne jemi dhe gjithmonë do të jemi një federatë”, shton ai. “Nuk jemi gjithmonë të përsosur, por përpiqemi të jemi të mirë.”

Ai thotë se forca e Kanadasë qëndron në unitetin dhe punën e përbashkët.

“Ne përpiqemi t’i bëjmë gjërat sepse janë të drejta, jo sepse janë të lehta”, thotë ai.

Kryeministri e përfundon fjalimin e tij të pranimit duke theksuar përsëri se Kanadaja do ta fitojë këtë luftë tregtare kundër SHBA-së.

Ai premtoi të ndërtojë “një të ardhme të pavarur për vendin tonë të madh”.

“Së bashku do të ndërtojmë një Kanada të denjë për vlerat tona. Kanada e fortë, Kanada e lirë, Kanada përgjithmonë, rroftë Kanadaja!”, deklaroi ai.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular