HomeKronikeAksident me vdekje në Tiranë/ Makina merr para këmbësorin, viktima ende i...

Aksident me vdekje në Tiranë/ Makina merr para këmbësorin, viktima ende i paidentifikuar

spot_img

Një aksident me vdekje ka ndodhur në Tiranë, ku një këmbësor është përplasur për vdekje nga makina.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 02:25, në rrugën “29 Nëntori”, teksa viktima ende i paidentifikuar po kalonte trafikndarësen.

Për pasojë, këmbësori rreth 70-vjeç, ka humbur jetën, ndërsa drejtuesi i mjetit me iniciale J. M., rreth 35 vjeç, është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme.

Tiranë/Informacion paraprak:

Me datë 29.04.2025, rreth 02:25, në rrugën “29 Nëntori”, automjeti me drejtues shtetasin J. M., rreth 35 vjeç, ka aksidentuar një këmbësor ende të paidentifikuar rreth 70 vjeç, i cili po kalonte trafikndarësen, dhe si pasojë ka humbur jetën.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe për identifikimin e viktimës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular