HomeKultureVIDEO/“Parajsa artificiale” në Panairin e Librit në Kamëz, Ben Blushi takim me...

VIDEO/“Parajsa artificiale” në Panairin e Librit në Kamëz, Ben Blushi takim me të rinjtë: I fton të lexojnë sa me shumë libra

spot_img

Shkrimtari Ben Blushi ka zhvilluar në panairin e librit në Kamëz një takim me të rinjtë mbi romanin e tij “Parajsa artificiale”. Teksa itakim me të rinjtë ai krijoi para tyre edhe imazhin e një të ardhmeje të diktuar nga teknologjia.

Ben Blushi e ka çuar parajsën e tij artificiale në Kamëz, ku në një bisedë me të rinjtë, u ndal te  risitë e veprës së tij dhe arsyet pse inteligjenca artificiale mundet të përmirësojë jetën në Tokë.

“Libri merr përsipër të tregojë si do të jetë bota jonë pas shumë vitesh, kur ajo që quhet Inteligjenca artificiale, një tru elektronik, jo i natyrshëm, jo biologjik, të ketë zëvendësuar shumë nga funksionet që kemi sot. Ka mundësi që pas 50 vitesh të mos ketë më mësues, që mësuesit të zëvendësohen me inteligjencë artificiale, të ketë një tru elektronik, një kompjuter, një softuer, që ne nuk e shohim që u jep mësim nxënëseve, i kontrollon dhe u vë notë”, tha Blushi.

Gjatë bisedës para gjimnazistëve të Kamzës, ku sapo ka nisur panairi i librit “Kamza lexon”, ai u ndal edhe te rëndësia e leximit të librave duke i grishur ata të lexojnë veprën e tij ku një bisedë mes një buri në moshë dhe një vajze të re, ndërton luftra e sjell paqen.

“E kam quajtur parajsa artificiale, një parajsë e krijuar përmes teknologjsië. Personazhi kryesor i veprës, i tregon një vajze 25-vejçare se si mund të jetë parajasa e vërtetë përmes teknlogjisë”, shtoi Blushi.

Romani i Blushit, ndonëse ndërton një të ardhme hipotetike, niset nga premisa të mundshme të kontekstit aktual shqiptar e më gjerë, duke vënë në dukje, paralajmëruar e parashikuar të nesërme të mundshme e duke krijuar imazhin e një të ardhmeje të diktuar nga teknologjia.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular